”Corriere della Sera”: BE i hap rrugën anëtarësimit të Shqipërisë

Aktuale

”Corriere della Sera”: BE i hap rrugën anëtarësimit të Shqipërisë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 20:57
Komisioni Evropian

Komisioni Evropian u rekomandoi qeverive të BE-së hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Këtë e njoftoi përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme të BE-së, Federica Mogherini, gjatë një konference shtypi, ku paraqiti paketën vjetore për zgjerimin, shkruan sot gazeta italiane ”Corriere della Sera”.

Sipas Mogherinit, gjithashtu, përgjatë vitit të fundit edhe Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë ”përparime pozitive” në negociata.

”Politika e zgjerimit është një investim për paqen, prosperitetin dhe stabilitetin e Evropës”, theksoi Mogherini.

Disa zyrtarë në gjirin e BE-së shpresojnë që qeveritë e tyre t’i hapin rrugën Shqipërisë në kohën e duhur, për takimin në qershor të shefave të shteteve dhe qeverive, çka do ta shtynte Komisionin që të përshpejtonte procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo, edhe pse presidenti francez, Emmanuel Macron nënvizoi se BE duhej të zgjidhte fillimisht problemet e qeverisjes së brendshme të unionit dhe pastaj të pranonte anëtarët e rinj./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat