Haradinaj: Kosova ka punë për të bërë deri tek anëtarësimi i plotë në BE

Aktuale

Haradinaj: Kosova ka punë për të bërë deri tek anëtarësimi i plotë në BE

Më: 17 prill 2018 Në ora: 23:18
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se Raporti i rregullt të BE-së për Republikën e Kosovës reflekton stadin e vendit tonë në raport me anëtarësimin e plotë të Kosovës në BE.

“Në këtë kontekst, raporti është tregues se në tërësi Kosova ka tepër punë për të bërë deri tek anëtarësimi i plotë kurse në veçanti reflekton punën e madhe dhe progresin e madh që është arritur në vitin e fundit. Ky raport është raporti më pozitiv që ka pas Kosova në vitet e fundit, qoftë sa i përket të arriturave konkrete, e qoftë trendeve në funksion të avancimit të proceseve”, ka vlerësuar Haradinaj.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Qeveria e Kosovës e ka analizuar Raportin e rregullt të BE-së për Republikën e Kosovës i publikuar sot para opinionit të gjerë. Raporti në fjalë reflekton stadin e vendit tonë në raport me anëtarësimin e plotë të Kosovës në BE. Në këtë kontekst, raporti është tregues se në tërësi Kosova ka tepër punë për të bërë deri tek anëtarsimi i plotë kurse në veçanti reflekton punën e madhe dhe progresin e madh që është arritur në vitin e fundit. Ky raport është raporti më pozitiv që ka pas Kosova në vitet e fundit, qoftë sa i pëtrket të arriturave konkrete, e qoftë trendeve në funksion të avancimit të proceseve. Është raportuar progres në:

- Sundim të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, veçanërisht në shënjestrimin e rasteve të nivelit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit; - Progres shënohet gjithashtu në sekuestrimin e aseteve dhe në masat për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit; - Rezultate shumë të mira në fushën e zhvillimit ekonomik; - Votimi në Kuvend i Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për demarkacionin e kufirit me Republikën e Malit të Zi; - Përgatitjet në Reformën e Administratës Publike dhe fillimin e reformave në administratën publike; - Përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve dhe rifillimi i dialogut me Serbinë;  - Integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin e drejtësisë së Kosovës, vlerësohet si arritje shumë e madhe e vitit 2017; - Progres në menaxhimin e migrimit të rregullt dhe atë ilegal, si dhe shumë fusha tjera.

Kosova nuk ka dilema për rrugën e saj drejt BE-së, përkundër faktit që në BE janë të ndarë sa i përket integrimit të Kosovës në familjen evropiane. Progresi i përmendur në këtë raport është dëshmi e qartë se të gjitha kriteret për liberalizim të vizave janë përmbushur. Pavarësisht se raporti i progresit nuk është mekanizmi përkatës për vlerësim të plotësimit final të kritereve, vonesat në liberalizimin e vizave nuk munden më të arsyetohen me mos plotësim kriteresh. Kosova e ka kryer punën e vet. Me të drejtë Kosova pret që BE tash të njohë këtë progres dhe mekanizmat relevantë të japin dritën e gjelbërt për liberalizimin e vizave sa më shpejtë që të jetë e mundur

Pavarësisht kësaj, ne na presin sfida të tjera të mëdha për të përmirësuar jetën e qytetarit të vendit, na presin shumë punë, për të cilat Qeveria e vendit është e përkushtuar t’i kryej, konform aspiratave tona, të një shoqërie demokratike dhe të integruar. Sfidat e përmendura në raport, Qeveria e Kosovës do t’i identifikojë dhe do të punojë që këto të tejkalohen sa më shpejtë që të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat