Veseli: Dekada e Re ka kuptim vetëm pa viza në Evropë

Aktuale

Veseli: Dekada e Re ka kuptim vetëm pa viza në Evropë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 09:33
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se Bashkimi Evropian i vlerësoi më në fund të arriturat e Kosovës sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave, megjithatë, institucionet e Kosovës do t’i adresojnë edhe sfidat dhe kritikat që janë identifikuar në raportin e BE-së pasi vetëm kështu forcohet dhe ndërtohet e ardhmja evropiane për qytetarët tanë.

Veseli ka shkruar në facebook në këtë fazë, nuk ka asgjë më të rëndësishme në agjendën evropiane për Kosovën sesa udhëtimi i qytetarëve tanë në Zonën Shengen, i cili do të krijojë mundësi më të mëdha për transformimin e politikës, të shoqërisë dhe ekonomisë.

“Dekada e Re ka kuptim vetëm pa viza në Evropë dhe zbatimi i MSA-së dhe ERA-së do të hyjnë në një dinamikë të re kur nuk do të ketë barriera të pakuptimta të lëvizjes së lirë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat