Grupi i Deputetëve të Pavarur akuzon AUV-in për skandale të njëpasnjëshme

Aktuale

Grupi i Deputetëve të Pavarur akuzon AUV-in për skandale të njëpasnjëshme

Më: 18 prill 2018 Në ora: 13:00
Ilustrim

Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Salih Salihu, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mishin e importuar, pas skandalit të fundit me mish të prishur në Kosovë.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës tha se produktet pa afat dhe të prishura që po hyjnë në vendin tonë rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Salihu: Ushqimi i importuar po rrezikon shëndetin e qytetarëve

“Aktualisht Kosova importon sasi të madhe të ushqimit për të cilat besohet se nuk i përmbushin kriteret minimale për cilësi dhe siguri, pra janë jashtë çdo norme të cilësisë. Në këtë kuptim mallrat e ardhura në Kosovë besohet se prodhohen në linja të veçanta të dedikuara për tregun e Kosovës. Me mungesë të funksionimit të institucioneve të vendit, sidomos AUV-it si dhe doganave të Kosovës, vendi ynë është bërë poligon i futjes së mallrave me cilësi dhe siguri të ushqimit të ulët duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve tonë”, tha Salihu.

Deputeti Salihu ka akuzuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, duke thënë se nuk arriti të funksionalizohet që prej themelimit. Derisa, shefi i AUV-it Valdet Gjinovci, sipas tij, po arrin mirë t’i menaxhojë skandalet e njëpasnjëshme që po i shkakton ky agjencion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat