Aktuale

Nga: A.M. Më: 18 prill 2018 Në ora: 23:40
Kimete Berisha

Publicisjta e njohur, Kimete Berisha përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook ka përmendur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj  dhe deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti.

Postimi i plotë:

1. Presidenti Hashim Thaçi kish pas jarani të madhe me vrasës, i kupton ata në thelb, ua din dhimbtën, ua beson 'vuajtjen', sillet thuajse edhe vet është 'vrasës' (aq shumë i kupton), i kupton dhe i mirëkupton aq fort e thellë në shpirt, me zemër, ndjen simpati aq të madhe për ta, sa ua fal vitet e burgut, dhe i lë të lirë të dalin e t'i kërcënojnë familjarët e viktimave të veta.

I kupton kriminelët e bashkëndjen për ta, jo si baba, po si nana-fëminë e saj, se veç nana n'këtë jetë të do pa kushte, edhe kur je i keq, edhe kur je kriminel e mëkatar.

Aq shumë vrasës i ka mëshiru (kurrë s'do t'i lironte me pas prek atë në zemër), sa ky 'daja' don me kriju një grup të vetin (personal) paramilitarësh, e kush s'po i bën zë.

Ai që ta fal burgun, ta blen shpirtin. Të falurit e Hashim Thaçit janë në gjendje me rrotullu dynjanë për të.

Lidhja e fuqishme emocionale e tij vetëm me vrasës të dënuar me burg është e çuditshme, sesi i do ata të lirë. Kur dihet se Presidenti nuk ka shokë, është tip mizantropi kokëfortë që i pëlqen vetëm rutina dhe çdo njeri e sheh me dyshim.

Ambasadori amerikan e ka qitë e ka lënë politikën, po merret me bahçet e Gjakovës, e ka rrokë gajla se a ka lulzu behari a jo sipas planeve të USAID-it. Nuk merret kush me arrogancën, me mendjemadhësinë dhe me rrezikun që paraqet për vendin Presidenti i dalë plotësisht nga kontrolli.

2. Ramush Haradinaj, me një serbishte më qesharake se të Azem Vllasit ktyneherë, për një TV antishqiptar serb na gaziti serbisht.

I sarrakuqtë, tha që shqiptarët s'dinë me 'zhivat' si serbët, sepse shqiptarët ia dorëzojnë paret babës. Cilit babë more, po cili shqiptar është kah i bën hesap prindërit, po frymë kah marrim i shkojmë nerva njani-tjetrit, lëre më me ja dorëzu rrogën kush-kujt.

I turpëruar që emri e zbulon para serbëve si mysliman, Kryeministri, harroi që kanë me ngu edhe shqiptarët kur serbisht i tregoi opinionit serb, se mbiemri i tij i vërtetë është Gjoka (po që e ka ndryshu me ju përshtat myslimanëve).

Se, njëmend, 'Haradini' nuk është mbiemër, po emër, mirë e ka Gjokoviçi, por nuk tregoi se cili zor e ka shti me ja kthy shpinën Gjokës (mbasi po paraqitet kaq trim).

Dhe tha se familja e tij janë katolike (demek s'janë 'selaka')..

Në vazhdën e budallallëkut të tij, spjegoi se shqiptarët nuk janë myslimanë, por jetojnë si të krishterë (demek si serbët, janë 'të mirë', të krishterë, e jo primitiva-myslimanë), se identitetin e kanë shqiptar.

Gazetari serb, nuk ia recitoi vjershën e njohur serbe 'me opinga e kemi pushtuar Albaninë' por e trajtoi si opingë, dhe e bëri të ndjehet mirë si opingë.

Ramush Gjokoviçi, si maca e zezë, mos ta kapërceftë udhën. Na la pa mendë.

I pamendi të lë pamend, ky duhet të jetë paradoksi.

(Ajo që më bie në sy kur e shikoj kah flet, është roli i viktimës që luan si maestro sharllatani, dhe pak mos me njoft e blen shtrenjtë, se ia del ta zgjojë tek ti një ndjenjë rahmeti, diqysh t'vjen gjynah prej tij, se e merr rolin e gjynahut. Dikush prej atyre që e kanë afër e konsideron sherr-budallë, dikush budallë, dikush thotë se ai për pare s'lë gjë pa bë (ama bash çdo gjë), por Ramush Gjokoviçi është ana e panjohur e shqiptarëve.

Që ka njeri që flet në emër të popullit kaq pa lidhje e pa trohë respekti, nuk e kishim marrë me mend.

Bile bile as që po na intereson çka po thotë Ramush ish Gjoka, e as çka ndodh me neve këtu.

(Pyetna për Shyhreten se a e don renë a jo, pyetna për Morenën a kish ble sot (si çdo ditë) një çantë të re (të zezë); pyetna a ish nda djali i Ilir Shaqirit prej gruas dhe çka i kish thënë Dema-Kadrisë, ne t'i japim përgjigjet n'sekondë...Këta bajatat e politikës nuk na interesojnë, prandaj ata bëjnë çka të duan me ne...).

Bile Ramushi u tregua i sinqertë serbisht, tha 'në Kosovë nuk mund të punësohesh nëse nuk je i lidhur me 'vlladën'.

3. E Xhavit Haliti (alias Xhavit Hajdari) tek dje u zbulu se ish hajn. Zbuluesi u vonu shumë derisa ka marrë guxim me na tregu. Por, Kimetja mendon (dhe është e bindur me çdo nerv e me çdo pikë gjaku) se Kosova çlirohet tek atë ditë kur nga pushteti, nga Institucionet dhe nga politika e direkt në burg (jashtë vendit) shkon Xhavit Haliti me bandën e tij.

Ai është 'mbreti i të keqes'! P.S. Pardon, nëse e kam gabim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat