Gazmend Islami: Nostalgjikët pro ish Jugosllavisë po fuqizohen në Kosovë, e treguan sot në Panair

Aktuale

Gazmend Islami: Nostalgjikët pro ish Jugosllavisë po fuqizohen në Kosovë, e treguan sot në Panair

Nga: D.RR Më: 19 prill 2018 Në ora: 00:01
Gazmend Islami

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, thotë se në Kosovë kemi dy lloje rreshtimesh, pro nostalgjikët e ish Jugosllavisë dhe grupin e atyre që besojnë në kauzën se një ditë shqiptarët do të bashkohen si një shtet i fuqishëm në Ballkan, përcjell "Bota sot".  

“Në Kosovë kemi dy lloj rreshtimesh, pro nostalgjikët e ish YU që ende besojnë në këtë krijesë e që fatkeqësisht janë grupi më i fuqishëm si në biznes edhe në media, dhe grupin e atyre që besojnë në kauzën se një ditë shqiptarët do të bashkohen dhe do të jemi shtet i fuqishëm në Ballkan”-shkruan Islami.

Për nostalgjikët pro ish Jugosllavisë, Islami thotë se janë të lidhur shpirtërisht me Serbinë, e kjo sipas Islamit u pa sot në Panairin në Prishtinë, ku dominuan kompanitë serbe krahas atyre shqiptare.

“Nuk është lehtë të luftosh këtë klasë sepse ata janë të lidhur shpirtërisht, ekonomikisht më shtetin fqinjë serbin, kjo u pa edhe sot në panairin në Prishtinë, ku tregun tonë e kishin vërshuar dhe dominuar kompanitë serbe falë këtyre shqiptarëve. Ndërsa aty nuk shiheshin kompanitë e shtetit amë Shqipërisë. Ky fenomen tregon se duhet punuar shumë me gjeneratat e reja në mënyrë që klasa pro YU të mos dominoj si në biznes, media, shkolla e universitete por të fuqizohet ideja e atyre që janë të drejtuar kah shteti Shqiptar, kah ata që punojnë që të kemi një treg të përbashkët, për një ekonomi të shëndosh dhe të fuqishme për integrim të përbashkët dhe për një bashkim. Sa më shumë që zgjat kjo situatë këta pro YU vetëm sa fuqizohen...Duhet që në shkollat fillore dhe të mesme të brymoset dashuria ndaj vendit e ndaj Shqipërisë, vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtojmë nga varësia politike, ekonomike prej Serbisë”- ka shkruar Islami në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat