Kjo është arsyja pse Anton Quni kishte zbritur nga Jeep-i i Ahmet Krasniqit natën kur u vra, ja kush e vrau kolonelin

Aktuale

Kjo është arsyja pse Anton Quni kishte zbritur nga Jeep-i i Ahmet Krasniqit natën kur u vra, ja kush e vrau kolonelin

Nga: P.R Më: 19 prill 2018 Në ora: 08:38
Fatos Klosi dhe Ahmet Krasniqi

Njeriu që kishte lidhje nga viti 1993 me kolonel Ahmet Krasniqin, Sefedin Krasniqi, përmes një postimi në facebook, i është kundërpërgjigjur deklaratave të Nasim Haradinajt, i cili në një emisioni tha se Anton Quni duhet të pyetet ku ka zbrit nga Jeep-i i Ahmet Krasniqit natën e vrasjes së kolonelit.

Sefedin Krasniqi thotë së është e vërtetet se nga Jeep-i i Ahmetit, para se t'i ndalojë policia shqiptare, kanë zbritur Rrustem Berisha, Agim Ramadani dhe Sali Çekaj.

Por sipas tij, arsyeja ka qenë se të lartcekurit, e kanë pasur banesën në Tiranë.

“Nasimi, në fillim të bisedës, për të lënë përshtypjen te dëgjuesit se Antoni ka bërë ndonjë gjest që lë për të dyshuar, thote: "Antoni le të tregojë ku ka zbirit nga Jeep-i i Ahmetit natën e vrasjes"!? Kësaj radhe, pa e pyetur fare Antonin, po i bëhem një avokat i vogël. Nasimi e ka përzier Antonin me disa oficerë tjerë, sepse e ka parë në fotografi me Ahmetin në një restoran tjetër dhe një ditë tjetër. Spjegim*. Jo, Antoni nuk ka qenë në darkë në restoranin "Nëna Mbretërshë" atë natë kur kriminelët shqiptarë e kanë vra Ahmet Krasniqin. Që dëgjuesi mos të hutohet, është e vërtetë se nga Jeep-i i Ahmetit, PARA se t'i ndalojë policia shqiptare, kanë zbritur këta përsona: Rrustem Berisha, Agim Ramadani dhe Sali Çekaj”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Image
Sefedin Krasniqi

Ky është postimi i plotë:

Kur do të dridhet toka në Kosovë?

Mbrëmë një kushëri i imi (Jupi) ma kishte dërguar një bisedë telefonike. Jupi e di sesa kam qenë i lidhur me Ahmetin që nga viti 1993, prandaj iu falënderova. 
Në fillim s'desha ta dëgjoj fare, pasi ishte në foto Nasim Haradinaj. Sinqerisht besova se duhet të jetë një sharje e radhës drejtuar Ahmet Krasnnit, të cilit, unë nuk po i them më Bacë, sepse po kam frikë që njerëzit do më identifikojnë me këta që tash po i thonë BACË, e që dikur i thonin tradhtar.

(Më konsekuenti ka qëndruar Ibrahim Kelmendi, i cili disa herë ka deklaruar se i vjen keq që s'e ka vra vet apo s'ka mundur t'i ndihmojë vrasësit).

Plot 20 vite, çdo përvjetor, pasi s'kam mundur t'i shkoj te varri me një tufë lule, jam munduar të shkruaj diçka që mos të bie harresa mbi të. 
Të kuptohemi, me Nasimin nuk njihemi, prandaj çkado që do të thoja për të, mirë apo keq, do të bazohesha në thashethëme. 
Megjithatë, sikur dikush të më kishte thënë që një ditë Nasim Haradinaj do t'i drejtohej Ahmet Krasniqit me Bacë dhe do ta pranonte për hero të kombit, do të thoja vetëmeveti se shpejt do dridhet toka në Kosove.

Ku ka zbritur nga Jeep-i Anton Quni !?

Nasimi, në fillim të bisedës, për të lënë përshtypjen te dëgjuesit se Antoni ka bërë ndonjë gjest që lë për të dyshuar, thote: "Antoni le të tregojë ku ka zbirit nga Jeep-i i Ahmetit natën e vrasjes"!?

Kësaj radhe, pa e pyetur fare Antonin, po i bëhem një avokat i vogël. Nasimi e ka përzier Antonin me disa oficerë tjerë, sepse e ka parë në fotografi me Ahmetin në një restoran tjetër dhe një ditë tjetër. Spjegim*. Jo, Antoni nuk ka qenë në darkë në restoranin "Nëna Mbretërshë" atë natë kur kriminelët shqiptarë e kanë vra Ahmet Krasniqin. Që dëgjuesi mos të hutohet, është e vërtetë se nga Jeep-i i Ahmetit, PARA se t'i ndalojë policia shqiptare, kanë zbritur këta përsona: Rrustem Berisha, Agim Ramadani dhe Sali Çekaj.

Pse?

Sepse, aty ku kanë zbritur, të lartcekurit, e kanë pasur banesen (në Tiranë), ndersa Ahmeti ka banuar më larg dhe pasi i kanë lejuar lëvizjen policia, Jeep-i tij e ka vazhduar rrugën drejtë banesës.

A ka gjë më normale sesa të njeriu të zbret apo ndalojë aty ku banon!?

Cila dorë nuk di, por Ahmet Krasniqin e ka vra LPK më Fatos Klosin dhe SHIK-un e tij siç e kanë vra vetë UÇK-në duke e implikuar në vrasjet e personaliteteve tjera. Madje, Fatos Klosi ia ka arritur në atë kohë ta manipulojë edhe CIA, sipas librit të Gerard de Villiers me titull "Abanie: Mission Impossible.

*NB : e bëra një korrigjim të vogël...

SK

Degjoni biseden në fjalë, e qysh të doni, besoni a mos besoni!

Lexo edhe këto lajme: Prapa kamerave, këto janë fjalët që Anton Quni i tha Xhavit Halitit: Ti je mësu me tjerët me bo...

“Çeli letrat Xhavit Çeli!” Ja kujt ia ka frikën Xhavit Haliti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat