Haradinaj i sigurt se Kosova brenda javëve e merr vendimin për liberalizim

Aktuale

Haradinaj i sigurt se Kosova brenda javëve e merr vendimin për liberalizim

Më: 19 prill 2018 Në ora: 09:55
Mbledhja e Qeverise se Kosoves

Qeveria e Kosovës ia ka dërguar Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim platformën për fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se kjo platformë ka për qëllim përmbylljen e fazës finale të këtij dialogu, duke qenë se dialogu ekzistues nuk po jep më rezultate.  

Kreu i ekzekutivit theksoi se deri te kjo platformë ka qenë një diskutim i gjatë me kryetarin e Kuvendit, presidentin dhe spektrin politik.

Haradinaj: Po përmbushin një parakusht për transparencë në dialog

“Qeveria më në fund ka përmbledhur një materie në formë platforme, ia kalojmë Kuvendit që mund ta diskutoj dhe aprovoj si rezolutë të vetën. Duke qenë kështu e kemi përmbushur një parakusht tepër të rëndësishme, transparencë dhe një proces që është i të gjithëve dhe jo një proces që është përjashtues, pra do t’iu mundësoj të gjithëve të marrin pjesë në këtë platformë, dakordim dhe fuqizim të kësaj”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka ftuar ligjvënësit që t’i përgjigjen kohës dhe ta miratojnë këtë platformë.

Haradinaj: Kemi marrë konsulta edhe nga partitë

“Partitë politike edhe ato në pushtet edhe ato në opozitë edhe komunitetet mund të kontribuojnë dhe janë të mirëseardhura, por pastaj kjo është e Parlamentit, ne vetëm e sponsorizojmë. Kemi pasur konsulta me spektrin politik, janë marrë disa, shembull në tryezën e fundit kur ishim aty u diskutua dhe ne i reflektojmë ato dhe janë kontribute se secilit nga ne. Por prapë se prapë Kuvendi vendos, ashtu siç vendos Kuvendi ne i obligohemi, Qeveria i obligohet vendimit të kuvendit. Kisha lutur deputetët që t’i përgjigjen kohës. Kur do të ndodh dialogu final, unë mendoj se është konsumuar dialogu ekzistues, e shihni nuk po jep më produkt, efekt, nuk po jep rezultat dhe duhet të kalojmë në atë final, duhet të insistojmë në atë final”, theksoi ai.

Kryeministri Haradinaj, ka folur edhe për liberalizimin e vizave dhe raportin e progresit të publikuar ditë më parë. Ai u shpreh i bindur se brenda javëve Kosovës i jepet vendimi për liberalizimin.

Derisa, raporti i progresit, tha se është me evidencë konkrete në shumë fusha. Sipas tij, nëse shikohet kah rendi dhe ligji, aty evidentohen veprimet e Qeverisë së vendit për sundim të rendit dhe ligjit.

Haradinaj: Jam i sigurt se shpejt konfirmohet liberalizimi për Kosovën

“Raporti është dy vjeçar, duhet a kemi parasysh, pra vlerësohet periudha dy vjeçare. Mirëpo, në raport po ashtu evidencohen dinamikat dhe puna që bëhen në rend dhe ligj, pra i jep këtë peshë të arriturave të fundit të Qeverisë. Duke qenë kështu edhe nga bisedat që kam pasur, Kosova e ka kaluar atë mesataren e kërkuar për liberalizim, pra e ka të kaluar. Procesi nuk ndalet, do të kemi edhe një vlerësim tani në maj, edhe njëherë do të testohet gjendja, por unë e kam bukur të sigurt dhe të qartë se në javët që vijnë do t’i konfirmohet Kosovës vendimi për liberalizim nga nivelet e larta të BE-së”, theksoi Haradinaj.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar janë miratuar edhe një sërë propozim vendimesh.

Qeveria miratoi marrëveshjen me KFË-në gjermane, në vlerë prej 2. 3 milionë euro për zgjerimin e projektit të kogjenerimit të ngrohtores së qytetit, Termokos.

Po ashtu janë emëruar edhe anëtarët e bordit drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Kabineti qeveritar miratoi edhe vendimin për ndarjen e 326 mijë e 400 eurove për mbulimin e kërkesave të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Kabineti qeveritar miratoi edhe dy marrëveshje për ndihmë financiare, njëra në vlerë 6. 5 milionë euro dhe tjetra 25 milionë dollarë.

Marrëveshja e parë ka të bëjë me financimin e projektit “Shërbime Financiare për Krijimin e Vendeve të Punës ne Sektorin e Bujqësisë, Fondi për Garantimin e Kredive III” që ka vlerën 6. 5 milionë euro.

Derisa, marrëveshja tjetër është për financimin e “Projekti i Ekonomisë Digjitale” në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtarë për Zhvillim në shumën prej 25 milionë dollarë amerikan. /B. Syla/

Qeveria prezanton platformën për finalen me Serbinë

Qeveria e Kosovës ka prezantuar platformën shtetërore për fazën finale të dialogun me Serbinë.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se kjo platformë do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj ka deklaruar se faza e fundit të dialogut me Serbinë do të rezultojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Për këtë platformë shtetërore të dialogut, Haradinaj ka kërkuar që të njoftohet edhe presidenti i vendit. Ndërsa, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo platformë i ka tri qëllime, njohjen e ndërsjellë, anëtarësimin në OKB dhe definon raportin me BE dhe NATO-n

Qeveria miraton platformën për dialogun Kosovë-Serbi

Qeveria e Kosovës ka miratuar platformën për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Këtë platformë ekzekutivi ia ka dërguar Kuvendit për shqyrtim dhe miratim në formë të rezolutës.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se kjo platformë ka për qëllim përmbylljen e fazës finale të këtij dialogu.

“Besoj nga të gjitha reflektimet, ka ardhur koha që Qeveria t’i propozoj Kuvendit një platformë për dialogun dhe ata ta miratojnë si rezolutë. Platforma ka disa pika që mund të jenë nene të rezolutës. Kjo i siguron proces të sigurt për të ecur përpara”, tha Haradinaj.

Me këtë platformë u bëhet thirrje të gjitha partive politike që të jenë unike në këtë proces.

Vendimet e sotshme nga mbledhja e Qeverisë  

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar propozimin për emërimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka miratuar  nismën për negocimin e Marrëveshjes së Granit me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) për financimin e projektit  “Përmirësimi i Ngrohtores Qendrore në Prishtinë”.

Qëllimi i kësaj  marrëveshje është zgjerimi i rrjetit të ngrohtores përmes kogjenerimit. Vlera e marrëveshjes është 2.3 milionë euro.

Po ashtu qeveria ka miratuar nismën për marrëveshje me bankën gjermane (KfW)  për financimin e projektit “Shërbime Financiare  për Krijimin  e Vendeve të Punës në Sektorin e Bujqësisë. Vlera e këtij projekti është 6.5 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat