Dy zyrtarë të Serbisë nesër në Kosovë

Aktuale

Dy zyrtarë të Serbisë nesër në Kosovë

Më: 19 prill 2018 Në ora: 14:53
Marko Gjuriq dhe Rejhan Vuniqi

I ashtuquajturi shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq dhe sekretari i Presidencës së Serbisë Nikolla Selakoviq nesër do të qëndrojnë për një vizitë në Kosovë.

Media mëson se dy zyrtarët serbë do të qëndrojnë në veriun e Mitrovicës për të marr pjesë në një aktivitet që mbahet në këto anë.

Për të qëndruar në Kosovë dy zyrtarëve nga Serbia iu është lëshuar leje nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Zëvendësministrja e Jashtme Rejhan Vuniqi konfirmoi për Kp dhënien e lejes për të hyrë në Kosovë për dy zyrtarët serbë.

“Po iu kemi dhënë leje. Kërkesa nga pala serbe është bërë sipas rregullave dhe procedurave që kërkohen nga ne dhe ata janë të lejuar të hyjnë në Kosovë nesër”, ka thënë zëvendësministrja Vuniqi.

Herën e fundit që Gjuriq qëndroi në Kosovë ishte më 8 prill ku mori pjesë në Krishtlindjet Ortodokse, ndërsa para kësaj(26 mars) ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që kishte hyrë pa leje në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat