Abazi shpalosë 15 pikat që duhet të përfshihen në politikën e Kosovës në raport me Serbinë

Aktuale

Abazi shpalosë 15 pikat që duhet të përfshihen në politikën e Kosovës në raport me Serbinë

Nga: G.B Më: 19 prill 2018 Në ora: 16:03
Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka dhënë disa pika të cilat me urgjencë duhet të elaborohen dhe të përfshihen në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, në raport me Serbinë, përcjell Bota sot.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka dhënë 15 pika, ndër to kompensimi i dëmeve nga pushtimi 1989-1999, dorëzimi i trupave të të pagjeturve, përgatitja e aktakuzës kundër Serbisë për gjenocid përmes Shqipërisë, e të tjera, të cilat mund të lexoni më poshtë:

15 Pikat qe duhet me urgjence te elaborohen dhe te perfshihen ne politiken e jashtme te Republikes se Kosoves ne raport me Serbine:

1.Të pezullojë çfarëdo lloj dialogu me Serbinë deri ne heqjen e Ksoves nga preambula e Kushtetutes se Serbise. . 
2. Të kërkojë kompensimin e dëmeve nga pushtimi nga 1989 deri 1999. 
3. Të kërkojë shumën që i takon nga suksesioni i pasurisë së ish Jugosllavisë. 
4. Dorëzimin dhe dënimin e vrasësve dhe urdhëruesve të familjes Jasharaj, vëllezërve Bytyqi, Fehmi Aganit dhe intelektualeve tjere.
5. Shfuqizimin e të gjitha aktakuzave të ngritura në kohën e Millosheviqit 
6. Dënimin e shefit të shtatmadhërisë së ushtrisë serbe Dikoviç për veprat e tij me njësitin e mitorizuar të ushtrisë jugosllave/serbe në Drenicë.
7.Dorëzimin e trupave të të pagjeturve.
8. Dëmshpërblimin e të burgosurve dhe torturuarve të komunizmit. 
9. Dorëzimin e dosjeve të vrasjeve të orkestruara të ushtarëve shqiptare si në rastin e Paraçinit. 
10. Embargo të gjitha prodhimeve serbe të cilat shiten në tregun kosovar deri në ndalje të sabotimit të shtetësisë dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës.
11. Nisja e përgatitjes së aktakuzës kundër Serbisë nëpërmjet Shqipërisë për gjenocid dhe “tokë të djegur” sipas dëshmisë së dhënë nga Ibrahim Rugova në Romë dhe dëshmitë tjera për të cilat autoritetet serbe kanë qenë në dijeni. 
12. Pezullim të marrëveshjes së CEFTA-s” deri ne 
13. Kerkim falje publike per te gjitha krimet e kryera ndaj Shqiptareve.
14. Hapjen e dosjeve dhe kompensimin e te gjthe pasurise se marre nga pastrimi etniki kryer nga territoret e Nishit dhe Toplices.
15. Nderprerjen e masave diskriminuese ndaj Shqiptareve ne Luginen e Presheves qe ka me qellim shpernguljen e tyre dhe pastrimin ektnik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat