Kusari Lila: Nuk do ta votojmë Platformën e Qeverisë për dialogun

Aktuale

Kusari Lila: Nuk do ta votojmë Platformën e Qeverisë për dialogun

Më: 20 prill 2018 Në ora: 00:49
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e subjektit Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj e ka marrë vulën në Beograd.

Në televizionin publik ajo ka thënë se nuk do të votohet platforma e Qeverisë për dialog me Serbinë.

“Rreziku më i madh i kësaj Qeverie është se e ka marrë vulën në Beograd. Është pritur pesë orë që të vijnë deputetët e Listës Serbe për t’ia dhënë votën Haradinajt. Serbia e mbanë karrigen e Qeverisë Haradinaj. Kjo qeveri me 50 deputetë me vulë në Beograd synon të krijojë legjitimitet për dialog me Serbinë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat