Haradinaj dhe Mcilwham bisedojnë për rrugën euro-atlantike të Kosovës

Aktuale

Haradinaj dhe Mcilwham bisedojnë për rrugën euro-atlantike të Kosovës

Më: 20 prill 2018 Në ora: 10:07
Pamje nga takimi: Fiona Mcilwham dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me Fiona Mcilwham, Drejtuese e Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme Britanike (FCO).

Përmes një publikimi të bërë në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se në takim u trajtuan proceset që po kalon vendi sa i përket rrugëtimit të saj euro-atlantik dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Kosova është e fokusuar në përmbushjen e obligimeve për anëtarësimin e plotë në mekanizmat ndërkombëtar dhe Britania e Madhe do të mbetet një mbështetëse e fuqishme në këtë proces”, ka shkruar kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat