Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka thënë se koalicioni LD-PDK në Pejë është kundër vullnetit të shumicës së votuesve të LDK-së dhe duhet të dënohet si i tillë, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai po ashtu ka thënë se vendimi i Odës Ekonomike për të ftuar bizneset serbe në Kosovë është antishqiptare dhe duhet të dënohet.
Postimi i tij i plotë:
Koalicioni i LDKse dhe PDKs ne Peje eshte kunder vullnetit te shumices se votuesve te LDKs rrjedhimisht i papranueshem dhe duhet te denohet si i tille.
Vendimi i Odes ekonomike per te ftuar bizneset Serbe te cilat fianancojne makinerine politike, ushtarake e policore qe ka qene dhe eshte kryekeput antishqiptare eshte vendim anikombtare dhe si i tille duhet denuar dhe udhehqesit pa asnje koment duhet larguar nga pozitat udhehqese ose veprimtaria e Odes Ekonomike nuk duhet financuar nga paraja publike.