Të mërkurën tryezë e LDK-së për zgjedhjet, Hoti tregon cilat parti kanë konfirmuar pjesëmarrjen

Aktuale

Të mërkurën tryezë e LDK-së për zgjedhjet, Hoti tregon cilat parti kanë konfirmuar pjesëmarrjen

Më: 20 prill 2018 Në ora: 11:10
Avdullah Hoti

(E plotësuar) - Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes konferencës së rregullt javore ka adresuar tri çështje: të gjeturat e Raportit të Progresit, Platformën e Qeverisë lidhur me dialogun me Serbinë, si dhe ka përsëritur thirrjen për nevojën e mbajtjes së një tryeze në mes të partive politike.

Duke folur për tryezën e partive politike, Hoti ka bërë të ditur se shumica e partive politike kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj tryeze, e cila do të mbahet të mërkurën.

Hoti: Shumica e partive e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezë

“Në këtë situatë ne vlerësojmë se është urgjente arritja e një konsensusi nacional për veprimet që duhet ndërmarrë për të dalë nga kjo situatë, ne duhet t’i lëmë anash rivalitetet politike, ditore, dhe ne si LDK jemi të gatshëm ta bëjmë këtë, jemi të gatshëm t’i prijmë ndërtimit të këtij konsensusi. Më lejoni të ju informoj se ne sot i dërgojmë ftesa te të gjitha partitë politike në Kosovë për tryezën e cila do të mbahet të mërkurën në Kuvendin  e Kosovës, në njërën nga sallat e Kuvendit të Kosovës, do të jetë bisedë pra me partitë politike, shumica e këtyre partive tanimë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë tryezë”, tha Hoti.

Ai gjithashtu bëri të ditur edhe dy nga çështjet themelore në të cilat do të koncentrohet kjo tryezë dhe ato janë : Mënyra se si të adresohen çështjet madhore për vendin, siç janë dialogu me Serbinë, reformat për integrim në BE.

Image

Hoti: Koalicioni nuk ka arritur konsensus politik për çështje të rëndësisë nacionale

“Do të trajtoj tri çështje sot në këtë konferencë. E para lidhet me raportin e BE-së për Kosovën, vërejtjet kryesore që Bashkimi Evropian i ka dhënë në ketë raport, janë ato që koalicioni qeverisës nuk i ka adresuar çështjet me rëndësi që lidhen me progresin e Kosovës drejt BE-së. Koalicioni qeverisës nuk ka arritur konsensus politik për çështje të rëndësisë nacionale. Ka pasur përpjekje si ajo për shfuqizimin e ligjit për dhomat speciale që kanë ngritur shqetësime serioze në Bruksel lidhur me gatishmërinë e shtetit të Kosovës për t’i përmbush obligimet ndërkombëtare, një vërejtje që në vazhdimisht e kemi ngritur”, ka thënë ai.

Ai ka kritikuar gjuhën që qeveritarët kanë përdorur ndaj BE-së me rastin e publikimit të këtij raporti.

Hoti ka shprehur edhe pakënaqësinë lidhur me rolin që i jep kjo platformë Presidentit në procesin e dialogut duke theksuar se, sipas tyre,  ky rol i atribuohet atij në mungesë të fuqisë së koalicionit qeverisës për të udhëhequr proceset madhore të vendit.

Hoti: Platforma e Qeverisë për dialogun është e varfër

“Çështja e dytë që dëshiroj të ngris lidhet me platformën e re për dialog me Serbinë që është aprovuar dje në Qeverinë e Kosovës dhe së shpejti do të dorëzohet në Kuvend, ne kemi analizuar tanimë këtë platformë të shkurtë dhe vlerësojmë se ajo është një platformë shumë e varfër, pa asnjë përmbajtje, nuk definon asgjë, siç janë termat për diskutim, parimet që duhet të respektohen gjatë dialogut, afatet kohore indikative për dialogim dhe çështje të tjera. Në platformë shihet se dialogu i lihet në dorë Presidentit, i cili duhet të sigurojë unitetin politik, asnjëherë deri më tash ky president nuk ka rritur të sigurojë këtë unitet, dhe në fakt kjo qasje e Qeverisë reflekton pafuqinë e koalicionit qeverisës, që është tash në fakt koalicion i pakicës, për të udhëhequr me procese madhore të vendit”, u shpreh Hoti.

Të mërkurën, tryezë e përbashkët e partive, diskutohet për zgjedhjet

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot do t’u dërgohen ftesat partive politike, për të marrë pjesë në tryezën e përbashkët e cila do të mbahet të mërkurën.

Hoti me këtë rast ka thënë se tashmë kanë marrë konfirmimin e pjesës dërrmuese të partive për të marrë pjesë në këtë tryezë.

“Ne duhet t’i lëmë anash rivalitetet. Ne sot i dërgojmë ftesat te të gjitha partitë politike, për tryezën që do të mbahet të mërkurën në kuvendin e Kosovës. Tanimë e kemi konfirmimin e shumicës së partive”, ka deklaruar ai.

Hoti me këtë rast ka njoftuar se në këtë tryezë ndër të tjera do të diskutohet edhe për zgjedhjet e parakohshme.

E në rast se dështon një iniciativë e tillë, Hoti ka thënë se LDK do të nisë procedurat për ngritjen e mocionit.

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot konferencën e rregullt javore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat