Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian prezantuan 45 përfituesit e granteve të përzgjedhur në raundin XI të projektit të Skemës së Qelizave të Reja (YCS) për të ndjekur studimet për master një vjeçar në universitetet e BE-së.
Agron Hoti nga Ministria e Integrimeve Evropiane tha se ende në shumë sektor nëpër institucione të Kosovës nevojiten të rinj të kualifikuar ose të specializuar në degë të ndryshme. Ai u shpreh i bindur se mbas studimeve, ndikimi e tyre do të jetë shumë i madh për ngritjen e kapaciteteve nëpër institucione të Kosovës.
Ai ka shtuar se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është hapur një perspektivë e gjerë për të rinjtë e Kosovës.
Hoti: Kontributi i përfituesve d të jetë shumë i madh në reformën e administratës publike
“Kontributi i juaj do të jetë shumë i madh në reformën e administratës publike, të cilën jemi duke e bërë dhe çdo gjë fillon nga rekrutimi i personelit. Ne si qeveri jemi të interesuar me i dërguar të rinjtë në këtë sektor, për arsye se është prioritet që është përmendur edhe në raportin e shtetit, i cili tash së fundi është publikuar”, ka theksuar Hoti.
Riccardo Serri nga Zyra e Komisionit Evropian në Prishtinë, duke theksuar se ky program është i veçantë për të rinjtë e Kosovës, tha se deri më tani kanë diplomuar rreth 300 student, dhe inkurajon edhe këta 45 përfituesit e rinj që të përfundojnë studimet nëpër universitetet e BE-së dhe pastaj të kontribuojnë në institucionet e Kosovës.
Serri: Përfituesit do të jenë qeliza e re për administratën e Kosovës
“Ju do të përfitoni përvoja të reja, dhe kur të ktheni do të kontribuoni në institucionet e juaja, në ministritë e juaja në rritjen dhe në zhvillimin e vendeve ku do të punoni. Është një projekt i veçantë në këtë aspekt, deri më tani kanë diplomuar 289 studentë që kanë qenë pjesë e këtij programi. Andaj, ju do të jeni ajo qeliza e re, jeni persona të rinj, dhe kur të ktheheni në shtetin e juaj të punoni në administratë të Kosovës”, ka thënë Serri.
Zyrtarë të MIE shpresojnë që edhe në të ardhmen të ketë këso lloj projektesh për të rinjtë e Kosovës.