Historia e pabesueshme e plakut nga Korisha: Luftoi me arushën për ta mbrojtur djalin e hasretit

Aktuale

Historia e pabesueshme e plakut nga Korisha: Luftoi me arushën për ta mbrojtur djalin e hasretit

Më: 20 prill 2018 Në ora: 12:43
Avdyl Gega

Pas vetës mbanë gjithmonë një sëpatë. Me të fle, e madje edhe rruan mjekrën. Por për gjithë këtë punë, plaku nga Korisha e Prizrenit thotë se e ka një histori të veçantë. Me atë sëpatë ai para disa viteve e mbyti një arushë. Këtë veprim thotë se e bëri për ta mbrojtur djalin i cili i erdhi në jetë pas më shumë se 60 viteve martesë.

Në hyrjen e shtëpisë së plakut 81'vjeçar, Avdyl Gega, gjendet një pikturë me dimensione disa metërshe e cila ka një histori të veçantë. Në të shihet një malësor, një fëmijë rreth moshës 10'vjeç si dhe një arushë. Të gjithë mysafirët që ia mësyjnë shtëpisë së Gegës pyesin për domethënien e asaj pikture e cila ka disa dekada që gjendet aty.

Ishte qershori i vitit 2007 kur Avdyl Gega tashmë 81 vjeçar e mori djalin e tij, Ylberin, atë kohë 10 vjeç, për ta shëtitur dhe për t'i treguar trojet e paraardhësve të familjes Gega në malet e Korishës. Por ecja në shtigjet e atij fshati gati sa nuk doli të jetë fatale për Avdylin. 

Aty, ai u ballafaqua me një arushë dhe dy këlyshë të saj. 

Shkrimin e plotë mund të lexoni këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat