Avokati Koci: A ka kuptim që ditën e shajmë Beogradin e natën shërohemi atje?

Aktuale

Avokati Koci: A ka kuptim që ditën e shajmë Beogradin e natën shërohemi atje?

Nga: A.ZH Më: 20 prill 2018 Në ora: 14:40
Arianit Koci

Avokati i njohur Arianit Koci, është marë me sistemin shëndetësor në vend. Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar që të ndërtohet një sistem i mirëfilltë shëndetësor, në mënyrë që pacientët të mos kërkojnë ndihmë jashtë vendit.

“A ka kuptim që ditën e shajmë Beogradin e natën shërohemi atje? A ka kuptim që kryeministrat tanë shërohen në Turqi, Gjermani apo në vende tjera? Nuk ka më patriotizem momentalisht, se me investu në shëndetësi. Individualisht, kemi mjek të mirë. Po nuk kemi sistem”, ka shkruar ai Koci ndër të tjerash, përcjell Bota sot.

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

Kosova si mos në keq!

Problemet e huaja, e posaqërisht ato shëndetësore, të bëjnë përshtypje, por nuk është se të ngarkojnë shumë.

Kur degjon që dikush është i sëmurë, apo se dikush dikend e ka të sëmurë, ndjen dhembshuri momentale, të shkoj mendja me i ndihmu, nëse mundesh, dhe pastaj e vazhdon aktivitetin ditor, pa e ça kokën më tepër.

C’est la vie.

Jeta është e tillë.

Natyra na ka krijuar si qenie vetiake, dhe për atë arsye me probleme të huaja ballafaqohemi dhe bashkndjejmë sporadikisht - kur kemi kohë. 
Natyrisht, ka përjashtime.

Çka po dua të them?

Askush askend nuk mundet me e detyru me bashk?ndje, apo me e ndihmu kur ka problem shëndetësor individual apo në familje.

Askush askend nuk mundet me e akuzu apo me e fajësu, për munxyrën apo fatkeqësinë që e ka gjetë. 

Thjesht, natyra e ka ritmin dhe dinamikën e vet. Sëmudjet paraqitën - në disa raste shërohen në të tjerat - jo. Të gjitha këto ndodhi janë pjesë e jetës apo tragjedisë individuale dhe familjare.

Por, si njerëz të civilizuar, si shoqëri e organizuar, si shtet, kemi obligim me e ndërtu një sistem shëndetësor të qëndrueshëm, profesional dhe hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës. 

Vetëm kur je i sëmurë e kupton që pa shëndet të mirë, asgjë nuk ka kuptim: as mirëqenia materiale, as lumturia familjare, as pozicioni në shoqëri. Madje as vet shteti.

Pa investu në shëndetësi, nuk kemi ndërtu shtet. 

A ka kuptim që kudo në regjion sheh plot pacienta prej vendit tonë?

A ka kuptim që Shkupi, Tirana, Beogradi, Zagrebi, Lublana dhe gjithandej në Evropë, të ketë pacienta prej Kosovës?

A ka kuptim që ditën e shajmë Beogradin e natën shërohemi atje?

A ka kuptim që kryeministrat tanë shërohen në Turqi, Gjermani apo në vende tjera?

Nuk ka më patriotiz?m momentalisht, se me investu në shëndetësi. Individualisht, kemi mjek të mirë. Po nuk kemi sistem.

E sistemin e kuptojmë që e kemi ndërtu, kur kryeministrat dhe ministrat shërohen në Kosovë.

Ashtu siç po ndodh në Kroaci - ta zëmë.

Në Slloveni, Kroaci madje edhe në Maqedoni e Serbi, e mos të flasim për BE dhe SHBA, është turp që politikanët të shërohen jashtë vendit të vet.

P.s.

Statusin po e shkruaj në korridorin e një spitali jashtë Kosovës, pas një nate pa gjumë. Nuk kam nevojë për ndihmë, por me mendje jam te ata persona që nuk i kanë mundësitë e mija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat