Ndryshon nota mesatare për pranimin në universitet - Bota Sot
Ndryshon nota mesatare për pranimin në universitet

Aktuale

E enjte, 24 maj 2018

Ndryshon nota mesatare për pranimin në universitet

Më: 20 prill 2018 Në ora: 18:03
ilustrim

Të gjithë ata maturantët që do të duhet të ndjekin universitetet në vitin akademik 2018-2019, do të duhet të kenë një mesatare minimalisht 6.

Në vendimin e qeverisë thuhet se nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si më poshtë vijon:

a) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve  për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë.
b) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore.

“Për kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të fushës së mësuesisë, për vitin akademik 2018-2019, nota mesatare e përllogaritur, sipas këtij vendimi, të jetë nota 7 (shtatë). Programet e studimit të fushës së mësuesisë përcaktohen në shtojcën 1, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi”, thuhet në pikën 3 të vendimit.

Ndërkohë, kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare, me karakter profesional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare.

“Procedurat për njëvlershmërinë e dokumenteve të paraqitura nga shtetasit shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë jashtë vendit, dhe përllogaritja e notës mesatare për këta kandidatë kryhen në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, sipas përcaktimeve të pikës 2, të këtij vendimi. Në rastet kur nuk aplikohen provimet e Maturës Shtetërore, komisioni përkatës përcakton mënyrën e përllogaritjes së notës mesatare. Komisioni përkatës dërgon të dhënat te njësia arsimore përkatëse”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test