Këshilltarja e Haradinajt, LDK-së: Tradhtuat VLAN-in për poste

Aktuale

Këshilltarja e Haradinajt, LDK-së: Tradhtuat VLAN-in për poste

Më: 20 prill 2018 Në ora: 23:56
Meliza Haradinaj

Këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka sulmuar LDK-në dhe ka numëruar disa nga, siç thotë ajo, dështimet e qeverisjes së LDK-së nën kryeministrin Isa Mustafa.

Në një postim, Haradinaj-Stublla tha që ishte LDK ajo që tradhtoi VLAN’in, bllokun që quhej ‘opozita e bashkuar’, të cilin këshilltarja e vlerëson si formacionin më të madh politik të krijuar ndonjëherë në historinë e re të Kosovës.

Më poshtë shkrimi i plotë i saj. 

LDK-ja mendon se ne nuk mund t’a deshifrojmë lojën politike të tyre me qytetarin kosovar. E kanë gabim.

Qytetari kosovar nuk harron asnjëherë kur LDK-ja tradhëtoi VLAN-in, formacionin më të madh politik të krijuar ndonjëherë në historinë e re të Kosovës, për disa poste në Qeveri. Nuk harrohet assesi qeverisja Mustafa, që me një mandat gjysmak, menaxhoi me dështimet e Kosovës, pasojat e së cilës ende po i vuajmë e do t’i vuajmë në të ardhmen. Ja për shembull një pasqyrë e raport(eve) të progresit për vendin nën Qeverisjen qendrore të LDKsë:

Marrëveshja për Asociacionin,
Tentim-humbja e territorit me Demarkacionin sipas versionit Meha,
Dështimi i formimit të ushtrisë,
Dështimi në UNESCO,
Dështimi në Interpol,
Pengmbajtja e rivitalizimit të Trepçës,
Dështim plani për 200,000 mijë vende pune,
Sjellja e zero njohjeve,
Dështimi për kalimin e Ligjit për Prishtinën,
Vonesa me liberalizimin e vizave,
Formimi i Gjykatës Speciale,
Muri ndarës në Mitrovicë,
Raporti alarmant i PISA-s,
Rasti AXOS GMBH,
Dështimi i Fondit për Sigurime Shëndetësore,
Dështimi i zgjidhjes së çështjes së energjisë, për anëtarësimin e Kosovës në ENTSO-E,
Ofendimi i gazetarit X me fjalën ‘qen’, etj.

Si mund të harrohen pamjet drithëruese të stacionit të autobusëve në Prishtinë, prej nga 70 mijë të rinj e të reja, familje e fëmijë, kërkonin shpresën e mbytur në linjën e autobusëve për Hungari?!

Si mund t’a harrojmë kulturën politike avantureske të ish Kryeministrit Mustafa me postimet banale në Facebook, rriqrat e Malishevës, Radoniqin, e madje edhe thyerjen e fjalëkalimit të profilit zyrtar të tij në rrjetin social Facebook?

Si mund t’i mbyllim sytë kur kemi përpara kryetarë komunash anembanë Kosovës me shumë aktakuza e dyshime për korrupsion?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat