Krasniqi: Presidenti ka shkelur Kushtetutën në lidhje me KQZ-në

Aktuale

Krasniqi: Presidenti ka shkelur Kushtetutën në lidhje me KQZ-në

Nga: G.B Më: 21 prill 2018 Në ora: 13:32
Hashim Thaçi

Albert Krasniqi nga KDI ka thënë se presidenti me Kushtetutë duhet të emërojë që të emërojë kryetarin e ri të KQZ-së dhe këtë nuk e ka bërë, duke e bërë KQZ-në jonfunksionale, përcjell Bota sot.

Sipas tij, duke mos emëruar kryetarin e ri, presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe për këtë deputetët duhet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i tij i plotë:

Presidenti, në mesin kompetencave të përcaktuara me Kushtetutë, ka edhe:

- Garantimin e funksionimit kushtetuese të institucionave të përcaktaura me Kushtetutë; dhe 
- Emërimin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

KQZ është institucion i pavarur kushtetuese. Kryetares dhe të gjithë anëtarëve të tjerë, tashmë iu ka përfunduar mandati. Presidenti ende nuk ka emëruar anëtarët e rinj.

Duke qenë se asnjëri prej anëtarëve të KQZ-së nuk ka mandat, ky institucion nuk është funksional.

Kësisoj, duke mos ushtruar kompetencat e tij (të emërimit të Kryetarit të KQZ-së), Presidenti ka shkelur Kushtetutën pasi ka penguar funksionimin kushtetues të KQZ-së.

Në këtë rast, do të duhej që të paktën tridhjetë deputetë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për shkelje serioze të Kushtetutës nga ana e Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat