Vetëvendosje partia e vetme qa ka paguar gjobat e shqiptuara nga PZAP

Aktuale

Vetëvendosje partia e vetme qa ka paguar gjobat e shqiptuara nga PZAP

Më: 21 prill 2018 Në ora: 15:26
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i vetëm politik që ka paguar gjobat e shqiptuara nga PZAP, për shkeljet gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Të paktën kështu ka deklaruar Adnan Rrustemi, anëtarë i Vetëvendosjes në KQZ.

Ai ka thënë se KQZ i ka lëshuar  mjetet financiare vetëm për Vetëvendosjen.

“Vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shlyer borxhet nga zgjedhjet e fundit, ndërsa partitë tjera parlamentare ende kanë mijëra euro pa paguar nga gjobat e shqiptuara nga PZAP”.

“Prandaj, KQZ-ja i ka lëshuar mjetet financiare vetëm për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ndërsa partitë tjera parlamentare mund të marrin mjetet financiare nga fondi i demokratizimit, vetëm kur të kenë shlyer të gjitha obligimet nga zgjedhjet e fundit”, ka shkruar Rrustemi në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat