“Le të bindet Thaçi dhe mbështetësit e Beogradit se nuk ka ndarje të Kosovës”

Aktuale

“Le të bindet Thaçi dhe mbështetësit e Beogradit se nuk ka ndarje të Kosovës”

Nga: H.O. Më: 21 prill 2018 Në ora: 18:16
Hashim Thaçi/Ivica Dacic

Edhe Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi ka komentuar deklaratën e zyrtarit serb rreth listës së Interpolit, ku thuhet të jenë rikthyer emrat e krerëve të shtetit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt. Bytyçi thotë se Serbia po mundohet të provokojë situatën në Kosovë, madje deklarata e zyrtari serb ka për qëllim mospranimin e Kosovës në organizatën e Interpolit.

“Serbia duket se po luan fort për ta provokuar situatën në Kosovë dhe për ta stabilizuar rajonin. E kësaj natyre është dhe deklarata e inistrit të Brendshëm të Serbisë. Por unë mendoj se të gjitha deklratat e lidervë serbë kanë një dozë shumë të madhe mashtrimi e manipulii për qytetarët e atij vendi. Rikthimi I emrit të Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt në listat e të kërkuarve të interpolit gjoja për krime lufte është propagandë dhe njëfarë kërcënimi për mospranimin e Kosovës në këtë organizatë prestigjioze ndërkombëtare. Por Kosova tashmë është shtet I pavarur, ka integritetin territorial të saj. Do të jetë anëtare e Interpol dhe anëtare e OKB-së dhe Bashkimit Europian”, thotë profesor Bytyçi.

Image
Enver Bytyqi

Ai thotë më tutje se koha po punon për Kosovën dhe stabilitetin e Ballkanit. Sulmet amerikane dhe britanike e franceze në Siri i dhanë fund statukuosë së Barak Obamës.

“Nuk do të ketë më statuskuo as në rajonin tonë. Rusia e mori përgjigjen përfundimtare dhe ky sulm duhet ta bindë edhe Beogradin se forca e Rusisë qëndron në forcën e mashtrimmit të saj. Ndërkaq forca e vërtetë për ekulibrin botëror qëndron në SHBA dhe në Europë. Liderët serbë prej dje do të jenë në dëshprim të thellë. Nuk ka më asnjë shans që të provokojnë Kosovën dhe paqen në rajon as me urdhëra të rinj arrestesh të dalë boje, as me kërcënime nga ato që ne kemi parë sidomos gjaë vitit të fundit”, thekson ai.

Ai thotë se është mirë që këtë situatë ta kuptojnë drejtuesit e institucioneve të Kosovës.

“Shpesoj që sidomos zoti Thaçi e mbështetësit e tjerë të idesë së Beogradit për ndarjen e Kosovës të binden se e drejta dhe e vërteta është në anën e atyrë që e çuan Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë dhe jo në anën e atyre që kryen dhunë e terror kundër shqiptarëve. Kjo e drejtë i bën null edhe ato lloj urdhëra arresti që mbush ministri i Brendshëm i Serbisë”, thekson profesor Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat