Pacolli përgëzon ambasadorin në Gjermani për angazhimin në gjetjen e dy fëmijëve atje

Aktuale

Pacolli përgëzon ambasadorin në Gjermani për angazhimin në gjetjen e dy fëmijëve atje

Më: 21 prill 2018 Në ora: 18:28
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli e ka falënderuar Astri Zemajn, tash ambasador,i cili sipas tij qëndroi në krye të detyrës që nga lajmi për moskthimin në shtëpi të dy fëmijëve nga Kosova e deri në gjetjen e tyre.

Pacolli thotë se ai në vazhdimësi koordinohej me institiconet gjermane dhe ministrinë e Jashte të Kosovës.

“E falënderoj shumë Ambasadorin e Kosovës në Berlin z. Astrit Zemaj i cili pa lodhje qëndroi në krye të detyrës së tij në mënyrë dinjitoze. Nga momenti kur mori lajmin për mos kthimin në shtëpi (zhdukjen) e dy fëmijëve, qytetarë të Kosovës, e deri të gjetja e tyre, asnjëherë nuk u ndal, duke i koordinuar punët me institucionet gjermane dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosoves. Ju përgezojë Ambasador”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat