“Safet Gërxhaliu duhet të jap dorëheqje”

Aktuale

“Safet Gërxhaliu duhet të jap dorëheqje”

Më: 22 prill 2018 Në ora: 07:22
Safet Gërxhaliu

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) Ismet Kryeziu thotë se kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu duhet të jap dorëheqje.

Kryeziu këtë e arsyeton me deklaratën e Gërxhaliut se “është emancipim dhe promovim i bizneseve nga shteti i Serbisë në panairin e Kosovës me flamurin e tyre, e në anën tjetër refuzimi që bizneset kosovare të promovohen në panairet e Serbisë pa simbole të Kosovës”.

Për këtë ka reaguar edhe ministrja e Jashtme e Kosovës.

Postimi i plotë i Ismet Kryeziut:

Safet Gërxhaliu duhet të jap dorëheqje

Jam per çdo te drejte kushtetuese te secilit komunitet, madje per te drejtat e njeriut jam i gatshem te shkele kushtetuten nese ajo s’promovon mjaftueshem te drejtat qytetare, perfshi te drejtat e pakicave serbe.

Por ne asnje moment s’pranoj faktin ta quaj emancipim pranimin dhe promovimin e bizneseve nga shteti i Serbise me flamujt e tyre, e ne anen tjeter refuzimin e tyre per te na pranuar bizneset tona ne panairet e tyre me simbole te Kosoves.

Kurrfare emancipimi nuk eshte ky, pos inferioret i bizneseve dhe institucioneve tona. Safet Gerxhaliu duhet te jape doreheqje. Nese ky eshte emancipim per te personalisht, nuk eshte kurrfare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat