Ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt ia zbulon Xhavit Halitit “të zezat” e luftës

Aktuale

Ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt ia zbulon Xhavit Halitit “të zezat” e luftës

Nga: D.RR Më: 22 prill 2018 Në ora: 10:06
Xhavit Haliti para disa vitesh

Ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt dhe publicisti i njohur, Osman Ferizi, përmes një statusi në Facebook, ka drejtuar kritika dhe akuza të ashpra ndaj Xhavit Halitit, ku thotë se ai ishte nxitës i vrasjes politike, e gjithashtu e quan edhe gënjeshtar, hajn ordiner, zhvatës etj.

Ndër tjera, Ferizi shkruan se ai festoi kur u vranë Sali Çekaj dhe Agim Ramadani, ndërsa i kërkon Halitit një ballafaqim në debat nëse ka guxim.

Postimi i plotë:                     

Xhavit Haliti,një rrenc, hajn ordiner,zhvatës i mjeteve te mbledhura për fondet e Luftës, luftëtar nga Hotel Rogneri, nxitësi i vrasjeve politike,në cilin front apo betejë mori pjesë,ky shpifës rren edhe për Adem Jasharin ku ne një interviste me 02.04.2003 me Baton Haxhiun rren pa fije turpi thotë që gjëja se Adem Jashari mua me telefon dhe thotë që nuk ka nevojë me mbledhë të holla sepse mua me financon „Vendlindja Thërret“,dhe prapë rren ky spiun i shumëfishtë që thotë ekziston një DVD që e posedon Ramiz Lladrovci e cila kurrë nuk u prezantua, Rifat Jashari është gjallë dhe të dëshmoi, Adem dhe Hamëz Jashari janë falënderuar përmes bacës Rifat për mjetet qe i kam mbledhur,unë jam ai që kam mbledhure të holla për Adem Jasharin dhe shokët e tij që ia kam dhënë bacës Rifat, Adem Jashari me shokë ka qenë në odën tonë në Kodrali ore shpifës,unë i kam reaguar Xhavit rrencit në një shkrim me 10.04.2003 me titull ( Deri ku shkojnë intrigat dhe shpifjet e Xhavit Halitit),ky monstrum nëse ka guxim le te kërkoi debat,le te ballafaqohet,po listat e vrasjeve kush i përpiloi, ju festuat kur u vranë Sali Çekaj,Agim Ramadani,Komandant Drini. Anton Quni, Fadil Hasergjonaj, Rrustem Berisha, Hysen Berisha, Musa Gjakova, Naser Vllasi ishin në front që bënë histori e jo si ju qe bëtë tradhti, vie koha e ndëshkimit të këtyre krimineleve ordiner qe janë pengesë e zhvillimit të shtetit ligjore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat