Ministri i Financave Bedri Hamza pritet në Departamentin e Shtetit Amerikanë - Bota Sot
Ministri i Financave Bedri Hamza pritet në Departamentin e Shtetit Amerikanë

Aktuale

E diel, 22 korrik 2018

Ministri i Financave Bedri Hamza pritet në Departamentin e Shtetit Amerikanë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 10:26
Bedri Hamza dhe Roland De Marcellus

Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pritur në takim pune nga i ngarkuari për çështje të Financave ndërkombëtare dhe zhvillim dhe zyrtar i lartë në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Roland De Marcellus.

Me këtë rast Ministri Hamza e falënderoj z. Marcellus për pritjen  miqësore  dhe e informojë atë për progresin e Kosovës në fushen e Financave, qëndrueshmërinë makro fiskale, menaxhimin e borxhit publike si dhe me zhvillimet pozitive rreth buxhetit të shtetit për vitin 2018 si dhe për sfidat me të cilat po përballet Kosova.

 Ai gjithashtu gjatë takimit falënderoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe Agjencionet e saja, në veçanti  të gjithë taksapaguesit amerikanë për ndihmën e dhënë nga fillimi e deri më sot në zhvillimin e Kosovës dhe Qytetarëve të saj, sidomos  në fushat të cilat po ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

 Ndërsa, i ngarkuari për çështje të Financave ndërkombëtare dhe zhvillim dhe zyrtar i lartë në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Roland De Marcellus, falënderoj ministrin  për vizitën dhe u shpreh i lumtur për takimin me Ministrin e Financave të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Dhe e përgëzoj ministrin Hamza për vendosjen e disiplinës financiare dhe për progresin e arritur në të gjitha  fushat duke përfshirë edhe  Financat e Republikës së Kosoves.

“Vëmendja dhe Ndihma  financiare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën gjithmonë ka qenë dhe do të jetëj edhe në të ardhmen në dispozicioni për zhvillimin e Kosovës. Edhe sa i përket Ministrisë së Financave për asnjë moment ndihma jonë nuk do të mungojë” u shpreh gjatë takimit i ngarkuari për çështje të Financave ndërkombëtare dhe zhvillim dhe zyrtar i lartë në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Roland De Marcellus

Me rastin   vizitës në Departamentin e Shteteve të Bashkuara  të Amerikës, ministri Hamza u nenshkrua edhe në librin e zisë për ish zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës znj. Barbara Bush e cila javën e kaluar ndërroi jetë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test