Gashi: Jemi në fazë delikate, nevojitet unitet politik

Aktuale

Gashi: Jemi në fazë delikate, nevojitet unitet politik

Më: 22 prill 2018 Në ora: 13:06
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi

Ende nuk dihet nëse partitë tjera i janë përgjigjur LDK-së për ftesë që ka bërë në lidhje me një tryezë të përbashkët dhe koordinimin për temat e rëndësishme para se Kosova të shkojë në zgjedhje të parakoshme.

Edhe pse ftesa ishte publike, deputeti i LDK-së, Arben Gashi thotë se nuk ka pasur ftesë zyrtare për subjektet tjera.

Megjithatë, ai ka bërë të ditur për KosovaPress se sheh të rrugës që akterët politik të bashkëpunojnë për të dalë nga situata ‘delikate’ në të cilën ndodhet vendi, pasi që në të kundërtën do të prishet qetësia.

Gashi: Nuk ka pasur ftesë të veçantë

“Nuk ka pasur ftesë të veçantë. Në Kuvend ka një qetësi momentale, e cila mundet me u prish ‘status quo’ nëse ka një tension politik. Duke e marrë parasysh se jemi në një fazë të paqartë lidhur me koalicionin dhe me ngjarjet që pritet të ndodhin, sidomos me Raportin e Progresit që është publikuar dhe çështje të tjera. Mendoj se jemi në faza delikate për vendin që kërkojnë lidership dhe bashkëpunim. Kjo kërkon edhe vetdijësim të akterëve politik”, tha ai.

Në rast se vendi shkon në zgjedhje, Gashi thotë se LDK është e gatshme t’i hyjë garës për pushtet. Derisa ka sqaruar se juridikusht, LDK-ja nuk ka nevojë për zgjedhje të brendshme.

Gashi: LDK është e gatshme për zgjedhje                      

“LDK nuk ka nevojë për zgjedhje të brendshme praktikisht dhe juridikisht, sepse ka mandat deri në mesin e vitit të ardhëm, kështu që LDK është e gatshme si çdo parti tjetër serioze, duhet të jetë e gatshme për zgjedhje, kështu që mendoj se në këto rrethana, duhet të jetë e gatshme për zgjedhje”, theksoi ai.

Ndërsa në fund, deputeti Arben Gashi është përgjigjur për KosovaPress edhe lidhur me kërkesën e LDK-së për largimin e ministrave të cilët kanë aktakuza. Në pyetjen se a do të vlejë e njëjta kërkesë edhe për kryetarët e komunave, gjegjësisht kryetarin e Istogut, Haki Rugova, i cili vjen nga radhët e LDK-së, Gashi ka thënë se duhet pasur parasysh prezumimin e pafajësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat