Ministri Lluka flet për rëndësinë e termocentralit “Kosova e Re”

Aktuale

Ministri Lluka flet për rëndësinë e termocentralit “Kosova e Re”

Më: 22 prill 2018 Në ora: 13:09
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka folur për rëndësinë e imvesimit të Qeverisë në Termocentralin “Kosova e re”.

Lluka ka shkruar se termocentrali “Kosova e Re”, jo vetëm me Strategjinë e Energjisë së Kosovës, por edhe në Strategjitë e financimeve nga Banka Botërore, pastaj edhe të politikave të BE-së, është konsideruar si një përjashtim i domosdoshëm për Kosovën, duke marrë për bazë studimet e shumta që janë bërë.

“Pra, specifikisht, TC ‘Kosova e Re’ është ndër përjashtimet e rralla në botë që ka bërë Banka Botërore për ta financuar, e i cili do të gjenerojë energji elektrike nga linjiti. Por, siç është thënë sa herë, ky termocentral do t’i përmbushë të gjitha kërkesat që dalin nga direktivat evropiane për mbrojtjen e ambientit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat