Haradinaj: Kemi nxjerrë listën e sfidave nga raporti për vendin, ka plot

Aktuale

Haradinaj: Kemi nxjerrë listën e sfidave nga raporti për vendin, ka plot

Më: 23 prill 2018 Në ora: 11:02
Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës ka aprovuar Planin Aksional për adresimin e sfidave të Raportit të Progresit, ku kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se plani është kontribut i Zyrës së Kryeministrit, bashkë me Ministrinë e Integrimeve, andaj siç tha ai, do vazhdojmë së bashku.

Ai ka shtuar se duhet mobilizim për punën në avancimin e rrugës drejt Bashkimit Evropian dhe sipas kryeministrit jo që t’i  identifikojnë sukseset, por problemet dhe sfidat. 

Por kryeministri Haradinaj, as në mbledhjen e Qeverisë dhe as në konferencën për media pas mbledhjes së kabinetit qeveritar nuk ka treguar për problemet dhe sfidat, përveç se tha që ato janë shumë. 

Haradinaj, shtoi se ajo që është kryesorja janë nxjerr sfidat ose defektet, ato që janë të pa arritura nga raporti i vendit me syrin më kritik të mundshëm janë identifikuar ato. 

Haradinaj: Ne kemi nxjerrë listën e sfidave janë shumë, shihni, ka plot Video “Nuk i humbim kohë Kosovës, njëkohësisht i vërtetojmë partnerëve,  në këtë rast Bashkimit Evropian që Kosova është serioze dhe e fokusuar. Nuk kemi marr vetëm të arriturat dhe me u lavdëruar, me humbë kohë me lëvdata, por ato që janë kryer janë kryer, mirëpo menjëherë kemi shkuar tek sfidat, kjo është me rëndësi shumë për Kosovën dhe do të vazhdojmë. Ne kemi nxjerrë listën e sfidave janë shumë, shihini, ka plotë. Andaj, jemi munduar vërtet me i gjetur sfidat, janë në numër të madh. Raporti është krahasimi në mes gjendjes së sotme dhe të një anëtari të BE-së. Ky vakum duhet me u mbuluar, nuk ka të bëjë me liberalizim, ka të bëjë me një vend aspirues për të hyrë në BE. Ne duhet me kalua rrugën deri atje”, ka thënë kryeministri Haradinaj.  

Raportimet se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli,  ka   kërkuar me shkrim nga të gjitha partitë politike, konsensusin politik gjithëpërfshirës, ku  kryeministri ha se e mirëpret këtë ide.

Haradinaj: Mirëpresim mundësinë që të koordinohet më shumë  gjithë spektri politik Video “E mirëpresim mundësinë që me u koordinuar më shumë i gjithë spektri politik për tema të interesit nacional, sepse është diçka më se e nevojshme. Unë kam ndërmarr një veprim, që shpresoj të kuptohet drejt, iu kam dërguar një letër të gjithë kryeredaktorëve të mediave që në rrugëtim tonë drejt liberalizmit ta ndihmojmë që të gjithë, sepse është edhe një pjesë e mbetur të rrugës sonë për hir të qytetarëve tanë, të drejtës së lëvizjes së lirë”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat