Ministrja Hoxha prezantoi para Qeverisë rekomandimet e Raportit për vendin, Progresi varet nga ne - Bota Sot
Ministrja Hoxha prezantoi para Qeverisë rekomandimet e Raportit për vendin, Progresi varet nga ne

Aktuale

E hënë, 21 maj 2018

Ministrja Hoxha prezantoi para Qeverisë rekomandimet e Raportit për vendin, Progresi varet nga ne

Më: 23 prill 2018 Në ora: 12:04
Mbledhja e qeverise

Në mbledhjen e Qeverisë, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka prezantuar përmbledhjen e rekomandimeve kryesore të Raportit për Kosovën të Komisionit Evropian, duke adresuar çështjet, dhe nga duhet vepruar intensivisht për të arritur progres që të njëjtat mos të përsëriten në raportin e radhës.

Siç njofton komunikata nga kjo ministri, Hoxha është fokusuar vetëm në rekomandimet kryesore për Zyrën e Kryeministrit, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia, Ministria e Financave, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Punës dhe Ministria e Arsimit, Ministria e Zhvillimin Ekonomik, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke mos u ndalur në rekomandime teknike por vetëm në ato më të rëndësishmet.

“Konsideroj që iniciativa e sotme për shqyrtimin e planit aksional është shumë e qëlluar. Gjate ditëve në vijim, MIE do të ftoj takimin e ardhshëm të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, si dhe do te diskutoj gjeturat e Raportit ne kuadër strukturave te brendshme për integrim Evropian”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se një numër i madh i rekomandimeve do të adresohet përmes zbatimit të Programit për MSA dhe Agjendës Evropiane të Reformave.

“Ministria e Integrimit do të bëj monitorimin dhe raportimin e rregullt për zbatimin e programit dhe ERA-s. Këtë vit edhe në kuadër të mbështetjes direkte buxhetore, jemi zotuar se do të arrijmë shkallën e zbatimit të Programit prej 60%. Ne si Ministri e Integrimit, jemi të bindur që kjo do të arrihet, por sidoqoftë, do të sigurohemi që të bëhet monitorimi i rregullt dhe në çdo rast do t’ju informoj për progresin në zbatimin e Programit”, theksoi Hoxha.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test