Thaçi: Kosova duhet ta mbyllë çështjen e të pagjeturve

Aktuale

Thaçi: Kosova duhet ta mbyllë çështjen e të pagjeturve

Nga: G.B Më: 23 prill 2018 Në ora: 16:52
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se plagët e luftës janë ende të hapura dhe se Kosova duhet ta mbyllë kapitullin e luftës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë që institucionet ndërkombëtare duhet të rrisin trysninë mbi autoritetet në Serbi, që të japin informacione rreth fatit të të pagjeturve.

Postimi i tij i plotë:

Kosova, ndonëse dy dekada më parë ishte tërësisht e shkatërruar, më nuk ka shenja lufte, por ka ende plagë të hapura. Dhimbja për më të dashurit tanë të zhdukur në luftë, vazhdon të jetë shumë e madhe. Sot kanë nisur aktivitetet në kuadër të “Javës për Personat e Pagjetur”, për t’i kujtuar dhe ngrehur zërin për fatin e tyre. Kosova duhet ta mbyllë këtë kapitull të luftës, që shoqëria jonë të mund të ndërtojë të ardhme më të mirë. Kurse, institucionet ndërkombëtare duhet të rrisin trysninë mbi autoritetet në Serbi, që të japin informacione rreth fatit të të pagjeturve. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat