Dittmann: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, i domosdoshëm për Serbinë

Aktuale

Dittmann: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, i domosdoshëm për Serbinë

Më: 23 prill 2018 Në ora: 23:48
Axel Dittmann

Ambasadori gjerman në Serbi, Axel Dittmann, tha se BE-ja ka qëndrim unik që qëllimi i negociatave duhet të jetë një normalizim gjithëpërfshirës i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

Siç tha ai, BE nuk dëshiron të importojë çështjen e pazgjidhur bilaterale brenda BE-së.

"Gjermania dëshiron të japë një kontribut në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e BE, duke çuar në një normalizim të plotë të marrëdhënieve, ne jemi një partner", tha Dittmann për N1.

Sipas tij, është pozitive që me shumë vonesë negociatat për asociacionin në fund kanë filluar, duke shtuar se negociatat nuk do të jenë të lehta, por është e rëndësishme që BE është e përkushtuar ndaj saj dhe se është e angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje.

Siç tha diplomati gjerman, normalizimi i përgjithshëm i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës është një pozicion unik i BE-së.

"Ne e mbështesim këtë proces dhe tani ne duhet të gjejmë një zgjidhje të mirë kompromisi, në mënyrë që marrëdhëniet të normalizohen në baza të qëndrueshme", u shpreh ambasadori gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat