Daçiq vazhdon me ankesa: Pse Kosova të ketë ambasada në shtete që Serbia nuk ka?

Aktuale

Daçiq vazhdon me ankesa: Pse Kosova të ketë ambasada në shtete që Serbia nuk ka?

Më: 24 prill 2018 Në ora: 07:15
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është ankuar për faktin që Kosova ka ambasada në shtete në të cilat diplomacia serbe nuk është e pranishme.

Ai madje thotë se një gjë e tillë është e papranueshme, e sidomos në ato vende që përkrahin Serbinë

“Qëllimi jonë është Bashkimi Evropian, mirëpo ne gjithashtu duam edhe mbrojtjen e interesave kombëtare, që do të thotë Kosova. Është e papranueshme që Kosova ka ambasada në shtete të cilat ne nuk i mbulojmë. Po flas për vende të mëdha dhe me ndikim, shembull Vietnami, vend ky që ne nuk kemi ambasadë, e në anën tjetër ky shtet është në anën tonë”, deklaroi sot Daçiq.

Ndryshe, Daçiq që një kohë të gjatë është në përpjekje për të ulur numrin e shteteve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, numër ky që ai thotë se ‘do të vije nën 100.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat