Haradinaj: Kroacia mbetet zë i fuqishëm i Kosovës në strukturat euro-atlantike

Aktuale

Haradinaj: Kroacia mbetet zë i fuqishëm i Kosovës në strukturat euro-atlantike

Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:21
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, nga i cili edhe ka kërkuar mbështetjen për zhvillimin ekonomik si dhe për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare të vendit tonë.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj thotë se Kosova mund të nxjerrë përvoja të mira në procesin e integrimeve nëse merr shembullin kroat të integrimeve, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i tij:

Duke marr për bazë shembullin kroat të integrimeve, Kosova mund të nxjerrë përvojat më të mira në procesin e integrimeve dhe në këtë frymë, ne do të bashkëpunojmë ngushtë me Kroacinë, në përafrimin me familjen europiane dhe me NATO-n.

Homologut tim, Andrej Plenkovi?, i kërkova mbështetjen kroate për zhvillimin ekonomik si dhe për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare të vendit tonë.

Kroacia mbetet zë i fuqishëm i Kosovës në strukturat euro-atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat