Vuçiq: Platforma e Prishtinës e bën të pakuptimtë dialogun

Aktuale

Vuçiq: Platforma e Prishtinës e bën të pakuptimtë dialogun

Më: 24 prill 2018 Në ora: 14:03
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është takuar sot me kryeministrin Belg, Charles Michel.

Ai pas këtij takimi ka folur edhe për të ardhmen e dialogut në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit, ku deklaroi se platforma e prezentuar nga Kosova për dialogun me Serbinë, sipas tij është e pakuptimtë.

“Politika e sotme e ka dhënë përgjigjen e saktë për këtë, platforma e prezentuar nga Prishtina e bën dialogun të pakuptimtë”, deklaroi Vuçiq.

Ai madje thotë se nëse kjo platformë është krejt çfarë ka për të ofruar Prishtina, atëherë nuk ka asgjë për të diskutuar.

“Nëse platforma e prezentuar nga qeveria e Kosovës është ajo se çfarë ata kanë për të ofruar për normalizimin e marrëdhënieve, atëherë nuk e di as përse ata dëshirojnë të dialogojnë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat