‘’Ju kurrë nuk jeni shumë i vjetër për të vendosur një qëllim tjetër ose për të ëndërruar një ëndërr të re’’

Aktuale

‘’Ju kurrë nuk jeni shumë i vjetër për të vendosur një qëllim tjetër ose për të ëndërruar një ëndërr të re’’

Më: 24 prill 2018 Në ora: 15:10
Art Kurti

Sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë në moshë të re aktori Art Kurti.

Rasti po cilësohet si i dyshimtë pasi sipas policisë në veturën ku ai është gjetur pa shenja jete kanë hasur në një revole.

Komandanti i Policisë Rajonale në Gjakovë, Krist Gjokaj e ka konfirmuar vdekjen e një personi në fshatin Goden.

Gjokaj ka thënë se ende nuk dihet saktë nëse është vrasje apo vetëvrasje. Ai ka shtuar se me rastin është duke u marrë edhe mjekësia ligjore.

“Jemi duke bërë hetimet rreth vdekjes sot rreth orës 08:00 të mëngjesit kemi marrë informatë për një trup të pajetë në fshatin Goden afër kufirit, policia ka shku në vendin e ngjarjes ku ka konstatu vdekjen me anën e ambulancës dyshohet për një mashkull rreth 30 vjeçar për momentin është e paqartë a është vrasje apo vetëvrasje. Trupin e pajetë e ka marrë mjekësia ligjore dhe pas obduksionit do dalin me informata shtesë”, ka thënë Gjokaj.

I ndjeri, Art Kurti i cili nga kolegët është cilësuar si një djalë fantastik ka qenë edhe shumë ambicioz për jetën dhe aktivitetet e tij në punë.

‘’Ju kurrë nuk jeni shumë i vjetër për të vendosur një qëllim tjetër ose për të ëndërruar një ëndërr të re’’ , ishte një mbishkrim në njërën prej fotografive që e ka postuar më 28 mars në llogarinë e tij në Instagram aty ku ishte aktiv me postimin e fotografive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat