Kryeministri belg ia bën të qartë Serbisë: Sa më shpejtë zgjidhje me Kosovën

Aktuale

Kryeministri belg ia bën të qartë Serbisë: Sa më shpejtë zgjidhje me Kosovën

Më: 24 prill 2018 Në ora: 15:42
Pamje nga vizita

Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Serbi.

Michel gjatë kësaj vizite është takuar me Presidentin serb, Aleksander Vuçiq ku edhe ka folur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kur jemi tek përparimet në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ne do të ndajmë opinionet tona dhe me zyrtarë tjerë evropianë. Dhe në këtë kontekst, do të flasim për Asociacionin e Komunave serbe, se kur dhe ku duhet bërë”, deklaroi Michel.

Michel deklaroi se ai ka folur me presidentin serb  “ për veprime të mundshme, dhe për ide të ndryshme, bashkarisht me Serbinë”.

“Ne do të flasim edhe me akterët tjerë evropianë mbi veprimin më aktiv dhe gjetjen e një zgjidhje sa më të pranueshme për të dy palët”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat