Mimoza Kusari kujton aktorin e O sa mirë: Art Kurtit ëndërrat iu këputën në gjysëm

Aktuale

Mimoza Kusari kujton aktorin e O sa mirë: Art Kurtit ëndërrat iu këputën në gjysëm

Më: 24 prill 2018 Në ora: 15:58
Mimoza Kusari Lila

Ish kryetarja e komunës së Gjakovës, aktualisht deputete në Kuvend, Mimoza Kusari Lila ka shkruar rreth vdekjes së aktorit nga Gjakova, Art Kurtit.

Kusari Lila përmes një statusi në facebook ka thënë se krejt rrethanat që e karakterizojnë vdekjen e Artit duhet të ndriçohen.

Tutje Lila ka shtuar se Artit ëndërrat iu këputen në gjysmë, ai nuk jeton dhe nuk frymon më.

Me poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Gjakova nuk është dhe nuk bën të jetë vatër e vrasjeve dhe vetëvrasjeve.

Art Kurtit ëndërrat iu këputën në gjysëm, ai nuk jeton dhe nuk frymon më. 
Të gjithë që e njohën dhe ata që nuk e njohën por e shohin foton e fëtyrës së tij të qeshur, e ndiejnë ftoftësinë që vetëm vdekja sjellë dhe vetëm vdekja të len në shpirt.

Krejt rrethanat që e karakterizojnë vdekjen e Artit duhet të ndriqohen. Asnjë përmbyllje e shpejtë e hetimeve nuk shkon, jo me këtë rast, por me asnjë tjetër që lidhet me vdekje nga armë zjarri.

Familjes, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të Artit ngushëllime dhe shpirti i tij u prehtë në paqe!

Mimoza Kusari - Lila

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat