“Shumë veteranë e kanë fituar certifikatën me seks”, deklarata shokuese e ish agjentit të SHIK-ut

Aktuale

“Shumë veteranë e kanë fituar certifikatën me seks”, deklarata shokuese e ish agjentit të SHIK-ut

Nga: P.R Më: 24 prill 2018 Në ora: 16:51
UÇK

Ish agjenti i SHIK-ut dhe ish ushtar i UÇK-së, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook, ka bërë një pohim shokues.

Ai ka shkruar se shumë veteranë përveç që kanë paguar nga 2000 deri në 3000 euro për certifikatë të veteranëve, shumë prej tyre edhe e kanë fituar atë me seks.

“Si nuk ju vjen turp por çka dini ju për turpin. Jo dorëheqje Agim jo por në burg e ki vendin bashke me Bossin tan Thaçin se shumë mirë e keni dit se poj bani pos veteranëve të vërtet edhe ja 20.000 veteran të rrejshëm veteran politik që shumë sish kanë paguar shuma 2000 deri 3000 euro për një certifikatë për veteran dhe shumë veteranë e kanë fituar certifikatën me seks. Apo keni menduar se jem t? gjithë të verbër dhe budallaj”, ka shkruar Miftari në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat