Rexhaj publikon sondazhin e fundit: LDK prin me 38%, PDK 18%, VV 17%....

Aktuale

Rexhaj publikon sondazhin e fundit: LDK prin me 38%, PDK 18%, VV 17%....

Nga: P.R Më: 24 prill 2018 Në ora: 19:27
Sondazhi

Publicisti nga Kosova, që jeton dhe vepron në Zvicër, Xhevat Rexhaj, përmes një postimi në facebook, ka prezantuar një sondazh, që sipas tij tregon përqindjet e votave që mund t’i marrin partitë politike në rast të mbajtjes së zgjedhjeve në periudhën mars-prill 2018, përcjellë “Bota sot”.

Sipas këtij sondazhi të prezantuar nga Rexhaj, Lidhja Demokratike e Kosovës prin bindshëm me 38% të votave, pastaj vjen PDK me 18%, VV me 17%, AAK me 7% dhe NISMA me 6-7%.

Ky është postimi i plotë:

Muaji mars-prill 2018
votuesit dhe partitë politike!
LDK- 38% , 43-44 deputet
PDK- 18%, 19-20 deputet
VV- 17%, 18-19 deputet
AAK- 7-%, 7-8
Nisma- 6-7%, 7 deputet

Image
Xhevat Rexhaj

................................
Qytetarët e R. së Kosovës ka vite që kishin stagnue si të ishin të mpirë nga mashtrimet, dhe rrenat e partive të caktuara. Viti 2017, dhe filimi i vitit 2018 te shumica shqiptare, votues në Kosovë bëri që të ketë kthjellje truri rreth shumë ngjarjeve gati shtet shkatërruese nga nji klikë ; partish e partizash politike, të kapura nga krimi, dhe nga nëntoka kriminale...

Sipas matjeve të ndryshme, sipas disa shënimeve që ende mbahen të papublikuara ....votuesit shqiptarë në Kosovë duket se kanë tashma një parti preferuese, për dhe rreth të ardhmës evropiane të Kosovës, pra jo zyrtare këto shënime të publikuara, por aty afër janë të sakta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat