Komenti i presidentit për iniciativat e fundit të LDK-së dhe PDK-së

Aktuale

Komenti i presidentit për iniciativat e fundit të LDK-së dhe PDK-së

Më: 25 prill 2018 Në ora: 10:18
Hashim Thaçi

Iniciativat e fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës janë mirëpritur nga presidenti i shtetit, Hashim Thaçi.

Sipas tij, vendi i ka munguar një plan strategjik për 10 vitet e ardhshme se çfarë të bëhet më tutje në planifikim.

“… mirëpres platforma që po prezantohen nga liderët që të arrihet konsensus maksimal për fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Vazhdoj të jem i bindur se është e domosdoshme një marrëveshje finale mes dyjave vendeve, se s’duhet të jemi pengesë të njëra- tjetrës për integrime evropiane”, ka  thënë ai gjatë një konference të organizuar nga Grupi për Hulumtimin e Politikave të Ballkanit.

Më tej, Thaçi u shpreh se BE-ja nuk e pranon asnjërin vend, nëse nuk do të ketë dialog bilateral.

“Çdo ditë kujtojmë masakrat në Kosovë, të kaluarën nuk e harrojmë, por po mendojmë për të ardhmen. Do të jetë vështirë për Kosovën pajtimi me Serbinë, po është rruga e vetme për të ecur përpara”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat