Duda Balje kundërshton idenë e Albin Kurtit për front ballkanik kundër Serbisë

Aktuale

Duda Balje kundërshton idenë e Albin Kurtit për front ballkanik kundër Serbisë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 13:09
Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se ajo dhe koalicioni VAKAT, janë të gatshëm t’i bashkohen çfarëdo lloj opsioni të cilin do ta vendosnin partitë politike në Kosovë, përfshirë pozitën dhe opozitën. Por, thotë ajo, mes opsionit të LDK’së për të shkuar në zgjedhje dhe opsionit të Kadri Veselit për unitet mes partive politike dhe Platformës së tij për ‘temat e mëdha’ që kanë mbetur për t’u zgjidhur, do të ishte për opsionin e dytë.

“Ne normal nëse ata vendosin për me ba marrëveshje për zgjedhje ne do të përkrahim sepse jemi gati me shku në zgjedhje gjithmonë. Jemi shumë prezent në nivelin local dhe në nivelin qendror. Por a duhet me bë këtë lloj hapi ose jo, ata janë opozita, s’është leht me ba politika në Kosovë dhe e di që nuk është lehtë për kryeministrin, kryeparlamentarin, presidentin për me ba politika. Ne jemi në Parlament ku e kemi një opozitë të fortë dhe ata po e bëjnë punën e tyre qysh duhet”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Balje ka komentuar edhe idenë e Albin Kurtit, dhënë për televizionin boshnjak i cili ka thënë se ‘duhet të krijohet një aleancë ballkanike’ kundër Serbisë.

Balje kundërshton këtë ide të Albin Kurtit.

“Ne jemi në fazë të bisedimit me Serbinë dhe kemi qëllim me hjekë Serbinë prej rrugës.  Nuk besoj se mundemi me ba dicka. Politika është mënyra e bisedimit haptas. Ne jemi në fazë, e di..kemi nevojë për Serbinë edhe ata kanë nevojë me u nda me Kosovën me marrë rrugën e Evropës. Nuk besoj se është momenti me bë diçka qaq radikal. E kemi pa tensionin e fundit mes Serbisë dhe Kroacisë dhe s’besoj se është koha me ba diçka të tillë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka dhënë një intervistë për televizionin boshnjak TV1, ku ka folur për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

Sipas tij, boshnjakët, shqiptarët, malazezët, maqedonasit e kroatët, duhet të bëhen që ta zgjidhin problemin me Serbinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat