Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se tryeza e LDK-së me pjesëmarrje të të gjitha partive politike, parlamentare dhe joparlamentare është formë e dialogut që i ka munguar spektrit politik të Kosovës.
Hoti përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se ky dialogu i brendshëm do ta çojë agjendën shtetërore përpara vetëm me koncenzus dhe ata si LDK janë të gatshëm ta luajnë rolin e vet në ndërtimin e këtij koncenzusi.
Tryeza e LDK-së ka filluar në ora 13:00 me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike. Tryeza është e mbyllur për medie, por siç kishin paralajmëruar aty do të diskutohet për situatën politike në vend, si dhe për zgjedhjet e reja.
Postimi i plotë:
Tryeza e LDK-se fillon me pjesemarrje te te gjitha partive politike, parlamentare dhe joparlamentare.
Kjo forme e dialogut te brendshem na ka munguar si spekter politik i Kosoves. Agjenden shteterore e qojme perpara vetem me koncenzus. Dhe LDK eshte e gatshme te luaje rolin e vete ne ndertimin e ketij koncenzusi.