Pensionistët kërkojnë kthimin e Fondit prej 2 miliardë euro të grabitur nga Serbia

Aktuale

Pensionistët kërkojnë kthimin e Fondit prej 2 miliardë euro të grabitur nga Serbia

Më: 25 prill 2018 Në ora: 14:35
Pamje nga tryeza e diskutimit lidhur me “Statusin e Fondit Pensional të Kosovës në kontekstin e dialogut Kosovë-Serbi”.

(E plotësuar) - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale organizuan tryezën e diskutimit lidhur me “Statusin e Fondit Pensional të Kosovës në kontekstin e dialogut Kosovë-Serbi”.

Ky fond, i cili sipas pensionistëve konsiderohet të jetë prej 1.5 deri 2 miliardë euro, është grabitur edhe për kundër njohjes nga të gjitha instancat ndërkombëtare.

Kryetarja e komisionit, Besa Baftiu tha se po diskutojnë për një temë të folur tash e sa vite, mirëpo sipas saj, asnjëherë nuk është diskutuar në dialogun Kosovë-Serbi për fondin Pensional.

Baftiu: Serbia e pa drejtë ndaj qytetarëve të Kosovës

“Ajo që është thënë dhe që thuhet në vazhdimësi se ka miliarda të cilat Fondi pensional I Serbisë I ka në disponim dhe faktikisht është një e pa drejt që ju bëhet qytetarëve të Kosovës dhe nuk ju jepet. Në këtë hulumtim siç e pash kjo nuk qëndron, që po besoj se në diskutimet e ardhshme që do ti kemi tani së bashku me të gjithë juve do të shohim edhe mënyrën se si ne do ti qasemi, qoftë si Komision, si deputetë dhe mënyrën e ndikimit tonë tek Ministria përkatëse që kjo çështje të jetë një ndër çështjet kryesore në bisedimet e ardhshme në dialogun Kosovë-Serbi”, ka thënë Baftiu.

Ndërsa Shaban Kajtazi, kryetar i Lidhjes së Pensionistëve, duke vlerësuar lartë trajtimin e çështjes së pensioneve, tha se deri më sot nuk ka gjetur zgjidhje që nga pas lufta. Ai shtoi se ka pasur përpjekje për të kthyer Fondin me padi dhe të tjera, mirëpo rezultatet mungojnë deri sot.

Kajtazi: Serbia e ka grabitë Fondin Pensional

“Të shqyrtohet dhe të trajtohet arbitrariteti. Pse pushteti i Serbisë ndërpreu pensionet e shqiptarëve dhe të tjerëve përveç serbëve në Republikën e Kosovës, duke iu grabitur fondin pensional në kundërshtim me kushtetutën e vet, konventat universale, të drejtat e njeriut, gjithashtu me Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Veçmas, Serbia në këtë rast shkel nenin 1 të protokolit numër një të Konventës, dispozitë kjo e cila pensionin e konsideron pronë, e prona është e garantuar me të gjitha aktet vendore dhe ndërkombëtare… Ata(Serbia) na ka grabitë Fondin, me marrjen e të drejtave ka marrë obligimet, prandaj, ata s’kanë ku të shkojnë nëse donë me I zbatuar Konventat ndërkombëtare”, ka thënë Kajtazi.

Artan Mustafa, autor i hulumtimit “Politika pensionale e Kosovës” ka thënë se Kosova në krahasim me vendet e tjera e ka privatizimin më të madh në rajon.

Mustafa: Gjykata nuk ka qenë e qartë se çfarë e obligimesh ka Serbia ndaj ish pensionistëve të Kosovës

“Në rastin e Kosovës janë disa raste për të cilat ka nxjerrë vendim ose mendim Gjykata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut në Strasburg, mirëpo ajo që mund të thuhet, është se gjykata nuk është e qartë se çfarë e obligimesh ka Serbia ndaj ish pensionistëve të Kosovës, për shkak se nuk është bërë marrëveshja për suksesion. Mendoj se janë të rëndësishme pjesëmarrjet  Kosovës në trashëgimin që ka marrë Republika federale e Jugosllavisë në 2001 në lidhje me rezervat, asetet e tjera e të tjera. Gjithashtu dëmet e luftës”, ka thënë Mustafa.

Bahri Xhaferi, udhëheqës i Departamentit të Pensioneve në MPMS, ka thënë se sistemi aktual është vështirë të realizohet, mirëpo sipas tij, MPMS është duke bërë reforma të dispozitave ligjore për pensionet.

***

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale organizuan tryezën e diskutimit lidhur me “Statusin e Fondit Pensional të Kosovës në kontekstin e dialogut Kosovë-Serbi”.

Borxhi nga Serbia për pensionistët e Kosovës është prej 1.5 deri 2 miliardë euro.

Ky fond sipas pensionistëve është grabitur edhe për kundër njohjes nga të gjitha instancat ndërkombëtare.

Kryetarja e komisionit, Besa Baftiu tha se po diskutojnë për një temë të folur tash e sa vite, mirëpo e cila asnjëherë nuk është diskutuar në dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne si deputet jemi dëshmitar se dialogu Kosovë -Serbi ka qenë jo transparent, ngase marrëveshjet e arritura në Bruksel janë bërë publike në kuvend vetëm pas nënshkrimit. Kjo temë është trajtuar mjaft, mirëpo duhet të jetë e trajtuar në të ardhmen edhe në dialogun Kosovë - Serbi. Serbia ka miliarda euro në Fondin Pensional të Serbisë dhe nuk i ndan ato që i takojnë pensionistëve të Kosovës”, ka thënë Baftiu.

Bahri Xhaferi, udhëheqës i Departamentit të Pensioneve në MPMS, ka thënë se sistemi aktual është vështirë të realizohet.

Ndërsa Shaban Kajtazi, kryetar i Lidhjes së Pensionistëve, tha se deri më sot mungojnë rezultatet për t’i kthyer fondet.

“Serbia e ka grabitë fondin, nuk kanë nga të shkojnë nëse i zbatojnë konventat ndërkombëtare. Jam i sinqertë dhe deklaroj se përpjekjet për të kthyer këto të drejta në të gjitha format, padi dhe të tjera, mirëpo,  rezultatet mungojnë deri sot”, ka thënë Kajtazi. Artan Mustafa, autor i hulumtimit “Politika pensionale e Kosovës” ka thënë se Kosova në krahasim me vendet e tjera e ka privatizimin më të madh në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat