Lutfi Haziri: Dekada e parë, mundësi e humbur

Aktuale

Lutfi Haziri: Dekada e parë, mundësi e humbur

Më: 25 prill 2018 Në ora: 15:38
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se mungesa e stabilitetit politik i ka shkaktuar shumë probleme Kosovës në dekadën e parë të saj si shtet.

“Kjo dekadë mund të quhet mundësi e humbur”, ka thënë Haziri.

“Kur flasim për raporti me fqinjët, NATO-n, efekti është domino.  Çdo qeveri që merr detyrën, fillon të menaxhojë situata të kryerjes së detyrave të caktuara dhe jo implementimin e programit qeverisës”, ka thënë Haziri në Konferencën Rajonale “Projektimi i dekadës së ardhshme të Kosovës”.

“Përkundër që kryeministri shtyu procese, e ka domosdoshmërinë e stabilitetit në Kuvend. Kosova nuk ka konsensus për çështje me interes. Nuk ka një konsensus të qëndrueshëm, nuk ka një format që krijon siguri”.

“Liberalizimin e vizave dhe ushtrinë, i ka dëmtuar moskonsensusi i brendshëm”, ka thënë ai ndër të tjera.

Haziri ka thënë se ka procese të mëdha që Kosova duhet t’i përmbyllë në vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat