Memli Krasniqi: Nuk është rendi i zgjedhjeve

Aktuale

Memli Krasniqi: Nuk është rendi i zgjedhjeve

Më: 25 prill 2018 Në ora: 15:52
Memli Krasniqi

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi pas tryezës së sotme të thirrur nga LDK-ja tha se kemi dashur të tregojmë që nuk është rendi i zgjedhjeve

“Kemi dashtë me tregu qe nuk është rendi i zgjedhjeve. Nuk kemi nevojë për zgjedhje te parakohshme dhe ky është qëndrim i PDK-së”, tha Krasniqi.

Edhe Kryeministri në mars kishte thënë se nuk jemi në rend zgjedhjesh.

Por Krasniqi deklaroi se partia që i takon është e gatshme për zgjedhje.

“Mirëpo nëse i kanë numrat me çu vendin një zgjedhje, ne jemi të gatshëm”, tha Krasniqi.

Ai më tutje tha se pjesëmarrësit u morën vesh t’i vazhdojnë takimet.

“Realisht nga ajo që mund të them është që u dakorduam që takimet e tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, tha Krasniqi.

Ai tregoi për çfarë u bisedua në tryezë.

“Ne kemi trajtuar një gamë të çështjeve që pajtohemi që duhet të ketë një konsensus në mënyrë që t’i tejkalojmë në një mënyrë më të lehtë me temat që ndërlidhen me themelimin e ushtrisë, dialogun, asociacionin”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat