Foto të publikuara për herë të parë: Kështu ishte rrahur Ramush Haradinaj me ushtarët rus

Aktuale

Foto të publikuara për herë të parë: Kështu ishte rrahur Ramush Haradinaj me ushtarët rus

Nga: P.R Më: 25 prill 2018 Në ora: 16:26
Momenti i arrestimit pak çaste pas përleshjes

Ishte viti 2000, kur kryeministri aktual i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte pasur një përleshje me ushtarët rus, që ishin pjesë e KFOR-it në Kosovë.

Në fotot e publikuara shihet një ushtar rus duke e “shoqëruar” Haradinajn me duar të lidhura, ndërsa në tjetrën disa persona të shtrirë në asfalt dhe ushtarët rusë me fytyra të mbuluara.

Janë mediat serbe, ato të cilat kanë publikuar këto foto të reja të Haradinajt.

Po ashtu, edhe në vitin 2013, organizata serbe e quajtur “Srpski Narodni Pokret”, u kishte dërguar mediave në Serbi fotografi menjëherë pas sulmit që forcat ruse i kishin bërë Haradinajt.

Aty ishte jep edhe versioni i kësaj ngjarje ku thuhet gabimisht se gjithçka ka ndodhur në Mushtishtë afër Suharekës. Siç dihet përplasja ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë në afërsi të Klinës.

“Njësia ruse pjesë e KFOR-it kishte ndalë një veturë me terroristë të armatosur në mesin e të cilëve ishte edhe Haradinaj. Pasi që shumë shpejtë janë mposhtur dhe çarmatosur Haradinaj i ka thënë parashutistit rus se është xhudist dhe se do të bisedonin ndryshe po të mos ishte ai armatosur”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate nacionaliste serbe.

Këto janë fotot e publikuar nga mediat serbe:

Image
Fotografia e paparë deri më tash… Haradinaj pak kohë pas përleshjes me forcat ruse.
Image
Momenti i arrestimit pak çaste pas përleshjes…
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat