Banorët e Hades protestojnë para Qeverisë

Aktuale

Banorët e Hades protestojnë para Qeverisë

Më: 26 prill 2018 Në ora: 07:23
Protesta

(E plotësuar)- Banorët e Hades kanë përfunduar protestën para Qeverisë së Kosovës, e cila u mbajt në shenjë pakënaqësie ndaj vonesës së procesit të zhvendosjes së banorëve së këtij fshati.

Pas kërkesës së protestuesve nga Hade për ta takuar kryeministrin Ramush Haradinaj, ka dalë të takohet këshilltari i tij Jahja Lluka me protestues, i cili garantoi se shumë shpejt do të organizohet një takim me banorët.

Ai ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe tha se sot dhe nesër kryeministri ka agjendë të ngjeshur, por beson se shumë shpejt do të ndodhë takimi.

Banorët e Hades protestojnë para Qeverisë

Image

Në shenjë pakënaqësie ndaj vonesës në procesin e zhvendosjes, banorët e fshatit Hade do të protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës.

Protestës do t’i bashkohet edhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), që si organizatë ka mbështetur fuqishëm të drejtat e këtyre banorëve.

Protesta do të fillojë në ora 11:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat