Kadri Veseli kujton heroin Fadil Vata

Aktuale

Kadri Veseli kujton heroin Fadil Vata

Nga: D.RR Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:07
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar në Facebook duke kujtuar heroin Fadil Vata, shkruan "Bota sot".

Sipas Veselit, Fadil Vata ishte veprimtar i hershëm i lëvizjes kombëtare për lirinë e Kosovës, ndërsa shkruan se ai u nda nga ne pikërisht atëherë kur i duhej më së shumti Kosovës

Postimi i plotë:

Sot përkujtojmë Fadil Vaten, veprimtarin e hershëm të lëvizjes kombëtare për lirinë e Kosovës. Fadili u nda herët nga ne, pikërisht atëherë kur i duhej edhe më shumë Kosovës, por veprimtaria e tij atdhetare la shenja të pashlyeshme në rrugën tonë për çlirimin e Kosovës. Emri i tij sot qëndron krenar në panteonin e heronjve të Kosovës së lirë dhe sovrane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat