Thaçi pas takimit me Tusk: I kërkova mbështetje për të përshpejtuar procesin e liberalizimit të vizave

Aktuale

Thaçi pas takimit me Tusk: I kërkova mbështetje për të përshpejtuar procesin e liberalizimit të vizave

Nga: G.B Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:25
Donald Tusk dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me presidentin e BE-së, Donald Tusk, ka thënë se  Bashkimi Evropian është dhe do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm në rajon, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook,, ku ka publikuar foto nga takimi, ka thënë se presidenti e ka njoftuar Tusk për punën për përmbushjen e kritereve që i ka vënë BE-së dhe i ka kërkuar mbështetje për të shpejtuar procesin e vendimmarrjes dhe liberalizimin e vizave.

Postimi i tij i plotë:

Bashkimi Evropian është dhe do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm i mbarë rajonit tonë. Brukseli dhe kryeqytetet evropiane i vlerësojnë arritjet e Kosovës. Këtë e rikonfirmoi sot edhe presidenti Tusk, i cili është një mbështetës i madh i zgjerimit të BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Presidentin Tusk e njoftova për punën që kemi bërë për përmbushjen e kritereve që i ka vënë BE-ja dhe i kërkova edhe një herë mbështetje për përshpejtimin e procesit të vendimmarrjes për liberalizimin e vizave.

Ne kemi nevojë urgjente që t’i përshpejtojmë hapat drejt integrimeve euroatlantike dhe ambicia e jonë minimale është që në një periudhë të shkurtër të marrim statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. HTH.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat